Aktualitet

Qytetar nderi në Burrel/ Kush është avokati i lënë në arrest shtëpie, djali iu të cilit u vra nga Kostandin Xhuvani në 2014-ën

PROFIL
Avokati është babai i një prej katër të rinjve të vrarë nga Kostandin Xhuvani.
Featured image of article: Qytetar nderi në Burrel/ Kush është avokati i lënë në arrest shtëpie, djali iu të cilit u vra nga Kostandin Xhuvani në 2014-ën Skender Demiraj
Përditësuar:

DURRES– Një prej personave që policia la në arrest shtëpi ditën e sotme, është avokati Skënder Demiraj pasi u dyshua për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.

Mirëpo Demiraj nuk është emër i panjohur në media. Avokati është babai i një prej katër të rinjve të vrarë nga Kostandin Xhuvani. Ky i fundit në 4 nëntor të vitit 2014 vrau 4 persona në një lokal nate në Tiranë, mes tyre Arbër Demirajn, djalin e avokatit.

Kostandin Xhuvani, djali i ish-deputetes së PS Luiza Xhuvanit, është dënuar me 35 vite burgim për vrasjen e Edison Jahon, Enea Xhajn, Arbër Demirajn dhe italianin Gianpaolo Azzola.

Por, kush është Skënder Demiraj?

Demiraj është qytetar nderi i Burrelit i dhënë nga këshilltarët e majtë dhe të djathtë në vitin 2012.

Skënder Demiraj ka mbaruar studimet e larta në vitin 1976 në Fakultetin Juridik dhe ka punuar prokuror në Kukës, Mat, Pukë, Krujë e Tiranë. Ai në vitin 1991 ka kryer detyrën e kryetarit të Komitetit Ekzekutiv të rrethit Mat, si përfaqësues i Partisë Demokratike.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në vitin 1997, Skënder Demiraj është zgjedhur anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në 2001-shin është zgjedhur nga mbledhja e përgjithshme e prokurorisë anëtar i Këshillit të Prokurorisë dhe nga ky këshill si kryetar, funksion që e ka kryer deri në vitin 2005. Në maj të vitit 2005 ka dhënë dorëheqjen si prokuror dhe ka kandiduar si deputet i Partisë Socialiste në zonën elektorale nr.19 Mat-thuhet në CV-në e Demirajt.

Si ndodhi arrestimi i Demirajt?

Mimoza Margjeka, e komanduar si gjyqtare në Apelin e Durrësit, është vënë në pranga pasi akuzohet se ka përfituar 6 mijë euro, në mënyrë të paligjshme për të nxjerrë nga qelia personin e identifikuar si Orion Bali. Ky i fundit për të dalë nga burgu, përmes avokatit të tij, Skënder Demiraj ka kontaktuar me bashkëshortin e gjyqtares Margjeka, Arben Cara, duke i transferuar kështu edhe 6 mijë euro.

Demiraj (avokati), u dyshua për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” duke u lënë në “arrest shtëpie”.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment