Politike

Quajti ekspert Berishën dhe doli jashtë parashikimeve, Spiropali pendohet shpejt dhe fshin lavdet ndaj ish-kryeministrit

Nisur nga marrëdhënia që kanë pasur gjithmonë publikisht, Spiropali dhe Berisha, shpërndarja e këtij postimi ishte i papritur. Teksa mendonim se këshillat për izolim dhe për të qëndruar brenda, janë më parësore se sa ngjyrat e partive, Elisa është pednuar për postimin e bërë dhe për lavdet ndaj ish-kryeministri, duke e fshirë videon e publikuar.
Featured image of article: Quajti ekspert Berishën dhe doli jashtë parashikimeve, Spiropali pendohet shpejt dhe fshin lavdet ndaj ish-kryeministrit Elisa Spiropali dhe Sali Berisha
Përditësuar:

TIRANË– Ministrja Elisa Spiropali ka bërë një gjest që nuk pritej në rrjetet sociale. Deputetja ka shpërndarë fjalët e ish-kryeministrit Sali Berisha, teksa ky i fundit në një lidhje me Skype për emisionin “Opinion”, tha se me koronavirusin duhet sakrifikuar, pasi është një betejë.

“Dëgjoni ekspertët,”– shkruante Spiropali krah videos.

Nisur nga marrëdhënia që kanë pasur gjithmonë publikisht, Spiropali dhe Berisha, shpërndarja e këtij postimi ishte i papritur. Teksa mendonim se këshillat për izolim dhe për të qëndruar brenda, janë më parësore se sa ngjyrat e partive, Elisa është pednuar për postimin e bërë dhe për lavdet ndaj ish-kryeministri, duke e fshirë videon e publikuar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pse u pendua Spiropali?!

Ndërkohë, në Shqipëri janë 186 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 8. 31 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Puka i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 107 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 77 shtretër. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

(f.m/dosja.al)

2 Komente në “Quajti ekspert Berishën dhe doli jashtë parashikimeve, Spiropali pendohet shpejt dhe fshin lavdet ndaj ish-kryeministrit

  1. nuk eshte penduar, por "eshte fershellyer mbrapsht" nga i zoti

  2. Lapsus. Ka qene dikur mjek por jo ekspert. Tashme eshte kthyer ne ekspert por jo ne fushen e shendetsise .Eshte ekspert ne fushen e shkaterrimit te shpifjes dhe ne ate te perbaltjes se punes se te tjereve .Ne opozite vecse mohues . Nuk ja vlen te merresh me te . Duhet perbuzur.

Shto Koment