KRYESORET
Aktualitet

Qosja: Çështja kombëtare pjesërisht e përmirësuar, politika të luftojë korrupsionin

3 Dhjetor 2021, 17:25 Nga DOSJA
Qosja: Çështja kombëtare pjesërisht e

KOSOVË- “Me çlirimin e Kosovës nga pushtimi serbe dhe shpalljen e pavarësisë së Republikës së Kosovës, çështja kombëtare shqiptare pjesërisht është përmirësuar, pjesërisht është zgjidhur por nuk mund të quhet historikisht e zgjidhur”. Kështu u shpreh akademiku, Rexhep Qosja në tryezën shkencore me temën “E ardhmja politike e shqiptarëve” e organizuar nga Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës dhe Akademia Shqiptare e Arteve dhe Shkencave Tiranë.

Kosova Press shkruan se fillimisht në këtë tryezë shkencore u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave në Tiranë dhe Akademisë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës. Tutje, Qosja shprehu nevojën që institucionet shqiptare të angazhohen që ta ndalin dukurinë e shpopullimit të trojeve shqiptare, çështje të cilën e konsideroi edhe mjaftë shqetësuese për shoqërinë shqiptare. Sipas tij çështja kombëtare shqiptare mbetet edhe më tej çështje e rëndë kombëtare, dhe njëra nga më të rënda sot në Evropë.

“Me çlirimin e Kosovës prej pushtimit serb dhe me krijimin e shtetit të lirë të pavarur dhe mëvete të Kosovë, çështja kombëtare shqiptare pjesërisht është përmirësuar, pjesërisht është zgjidhur por nuk mund të quhet historikisht e zgjidhur. E shikuar e shprehur në gjithë shtrirjen e saj gjeografike dhe demografike me mënyrën e jetës së tyre në trojet ku shqiptarët janë popullatë e vetme a shumicë etnike, çështja kombëtare mbetet edhe më tej çështje e rëndë kombëtare, njëra nga më të rënda në Evropë sot. Trajtimi i çështjes së ardhme shqiptare jo vetëm në dy vendet shqiptare por kudo jetojnë ata sot përmban premtimin se me politik të menduar mirë, me politikë gjithëpërmbajtësore dhe gjithëaspektore të shihet qartë drejt realisht gjendja e tyre kudo janë ata dhe ashtu me një politik të tillë kurrë më pak e kurrë më shumë t’i kontribuohet pakuptimit për çështjen e tyre kombëtare në njërën anë kurse përmirësimit të gjendjes së tyre jetësore”, theksoi ai.

Akademik, Rexhep Qosja kërkoi nga politika shtetërore shqiptare të lirohet prej korrupsionit, krimit të organizuar dhe nepotizmit. Ndërsa, kërkoi vëmendje më të madhe në punësimin e të rinjve. Qosja përmes kësaj tryeze shkencore kërkoi që Kosova dhe Shqipëria të ndërtojnë në Akademi të Përbashkët dhe Shkencave dhe Arteve, e cila sipas tij do lironte mendimin akademik prej politikës dhe dallimeve krahinore.

“Është e nevojshme të bëhet çmos për punësimin e të rinjve, kurse atyre që nuk mund të punësohen tu sigurohen të ardhura mujore siç bëhet në Francë me çka ndalet emigrimi i tyre. Është e nevojshme që njëmendësia politike shtetërore shqiptare të lirohet prej tri të këqijave të mëdha që cenojnë zhvillimin demokratik, që nxisin mosdurimin e qytetarëve ndaj strukturave politike, partiake shtetërore, që cenojnë prestigjin e shqiptarëve në botë të lirohet sa më shpejt dhe sa më rrënjësisht prej korrupsionit, prej nepotizmit dhe prej krimit të organizuar[…]13’35 Është e nevojshme që të krijohet një Akademi e Përbashkët e Shkencave dhe Arteve e Shqipërisë dhe Kosovës nuk ka dyshim se krijimi i një akademie të tillë do të pasuronte shumë, do pasuronte vëllimisht dhe cilësisht krijimtarinë shkencore në të gjitha fushat e shkencave dhe do lironte mendimin tonë krijues prej partishmërive prej veçimeve krahinore dhe prej veçimeve të anshme që kanë pushtuar dy akademik, e në mënyrë të veçantë Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës”, u shpreh Qosja.

Presidenti i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave në Tiranë, Ksenofon Krisafi u shpreh se cështja e të ardhmes politike shqiptare vazhdon të mbetet si çështja e fundit e pazgjidhur në Ballkan, prandaj siç beson ai zgjidhja e kësaj çështje ndikon edhe në paqen dhe sigurinë Ballkan por edhe Evropë. Akademiku dhe juristi, Krisafi këshilloi se shqiptarët detyrimisht duhet të kenë platformë strategjike të të ardhmes së tyre politike. Sipas tij nuk ka asnjë arsye që shqiptarët të mbeten përjetësisht të dënuar dhe “kurban i paqes dhe stabilitetit rajonal dhe kontinental”.

“Çështja e të ardhmes politike shqiptare është më madhorja dhe më e rëndësishmja e tyre dhe njëkohësisht çështja e fundit e pazgjidhur në Ballkan siç është shprehur profesor Qosja. Nga zgjidhja me urtësi dhe sens objektiviteti do të varet jo vetëm e ardhmja e tyre por edhe paqja dhe siguria në Ballkanin Perëndimor dhe zhvillimet politike tek popujt e tjerë të gadishullit madje edhe në Evropë[…] 37’49 Nuk ka arsye që shqiptarët përjetësisht të mbesin të dënuar dhe të trajtohen si kurban i paqes dhe stabilitetit rajonal dhe kontinental, nuk ka pse ata të ndalojnë të kenë shtetin e tyre kombëtar në një kohë kur shtetet e tjera i kanë shtetet e veta, madje edhe të mëdhenj në thonjëza në shkelje të parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare sepse kanë aneksuar trojet shqiptar[…]38’;24 Ekziston një realitet i pamohueshëm edhe pse i pacertfikuar zyrtarisht ai është bashkimi defakto i Kosovës me Shqipërinë“, tha ai.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

Sondazh

Poll

'Faleminderit përfaqësues të DASH'/ Çupi ngatërrohet në Komision, buzëqesh: S'keni shansin

'Faleminderit përfaqësues të DASH'/ Çupi ngatërrohet në Komision, buzëqesh: S'keni shansin

Rrëfimi i Dumanit/ Berisha: S’kisha dëgjuar që bandat rivale të merrnin të njëjtin vrasës

PPE për krizën në PD? Berisha: S’e di, e vlerësojmë, disa nga ne do shkojnë

Berisha korrigjohet: Ia paskam thënë gabim emrin Dumanit, e paska Nuredin

Duma e Alizoti në mbledhjen e Rithemelimit, Berisha: Do e merrni vesh në darkë

3 Komisionet në duart e Alibeajt, Berisha: Përpjekje Ramës për ta lënë vendin pa Opozitë

Miraka te Ligjet, Berisha: Bardhi të japë sqarime për vrasjen në Elbasan

Berisha: Alibeaj merr në mbledhje demokratë që nuk janë pjesë e grupit të PD

Berisha paralajmëron protesta: Droga është normë në polici, mjaftojnë dy vrasjet e fundit

Nesër zgjidhet kryesia e PD/ Berisha: Sot dorëzoj emrat

Pas Dumanit, Berisha thirrje Besian Xhixhës: Trego lidhjet e krimit me politikën

Berisha: Dumanit po i censurojnë dëshmitë, nxirrni tabulatet e Taulant Ballës me Suel Çelën

Berisha thirrje Nuredin Dumanit: Trego gjithçka, deri tani ke thënë ato që dimë të gjithë

Berisha: Gjykata Supreme janë Rama e Don Agaçio, gjthçka ndodh në dhomë këshillimi

Manja ‘pastroi’ dosjet, Berisha: Mafia e pronave u amnistua, mjafton të çojnë qesen në Apel

S'përmbahen! Bardhi: Mos më ngri zërin mua. Bushka: Flisni 7 veta në kor

PLAS KEQ te Ligjet/ Bushka: Ne jemi ndryshe Gazi, ty të është vrarë dikush në zonën elektorale

Raporti i Administratës Publike, Bardhi: Keni analizë për patronazhistët, keni marrë masa?

Raporti i Administratës Publike/ Alibeaj: Pse gjatë vitit zgjedhor ka pasur më shumë rekrutime?

Anëtarët e ish-sigurimit të Shtetit/ Alibeajt s'i pranohet kandidati, ngre zërin: Ja provat

Socialistët miratojnë të propozuarin e Berishës, Simon Miraka

Sherr te Ligjet/ Bardhi: Të pafytyrë, votuat të propozuarin e non-gratas. Bushka: Lëri patetizmat

Në qendër të Tiranës, aksidentohet autobusi i linjës së Institutit

Emrat e Alibeajt për Zgjedhoren, Balla: Sa t'i sjellë, do i miratojmë, më në fund

Presidenti/ Balla: Votat do i gjejmë, po konsultohem me dy grupet e tjera të Opozitës

Bylykbashi anëtar i Reformës Zgjedhore, Alibeaj: Nuk është provokim

'Jam kryetar grupi'/ Alibeaj: Brenda PD s'ka përplasje, s'ka bojkot për presidentin, të hënën....

Procesi i zgjedhjes, Alibeaj: Jemi gati deri në 12 të natës nëse PS ndryshon mendje

Zgjedhja e Presidentit/ Alibeaj: Maxhoranca nuk i ka 71 vota, është realitet

Procesi i Presidentit/ Ndryshon mendim pas mbledhjes, Alibeaj: Do marrim pjesë

Cilët kryebashkiakë do kallëzohen? Manja: Hetimi ka rregulla, s'bëj publike asnjë rast

Rrezikon Shqipëria nga lufta?Peleshi:Jemi të sigurtë,NATO reagon sa herë që preket një pëllëmbë tokë

Shqipëria ngre bazë të dhënash për emergjencat, çon togë në Bullgari, zgjeron kontributin në NATO

Balluku: Ka abonentë familjarë që përdorin mbi 5 mijë kw mujorë, do kenë pishina, s'fikin dritat

Miratohet koncensioni për ndërtimin e aksit Thumanë-Kashar

Qeveria vendos transferimin e të dhënave për licensat e minierave

A e ka gati Shqipëria dosjen për çështjen e detit në Hagë? Xhaçka: Në atë fazë jemi

Mbështetje për emigrantët shqiptarë në Greqi? Xhaçka: E diskutova me Dendias, do njihet gjuha shqipe

Shqipëria jep OK për futjen e Suedisë e Finlandës në NATO

Gjuhë të huaja e letërsia, ulet mesatarja që duhet të kenë maturantët për këto degë

Kisha

Mbledhja e grupit, Berisha mbërrin në selinë blu: Alibeaj vegël e Ramës, po fyejnë Diasporën

Forumi i PPE, Berisha: Po mbajnë qëndrim neutral, zëri ynë s’do mungojë

S’ju uroi asnjë ambasadë, Berisha: S’e mbaj mend ta kenë bërë ndonjëherë

Marrëdhënia me SHBA, Rama: Miqtë e BE s'e kuptojnë, u dukemi budallenj

Rama: Kemi gati projektin për një bazë detare të NATO-s, do ia paraqesim gjeneralit

Yuri Kim në sallë, Edi Rama: Do flas anglisht, të shmang përkthimin e keq që krijon probleme

U nderua me medalje, gjenerali amerikan 'i mahnitur' pas Ramës: Jeni lider!

Rama i dorëzon medalje Komandantit të NATO-s: Do bëjmë plan për një bazë detare

INCIDENTI- Rama mezi i vendos medaljen gjeneralit amerikan: Më fal, s'qenka e lehtë