Bota

“Qoka” ndaj shokut i kushtoi shtrenjtë Berluskonit/ Si u infektua me COVID pasi shkoi në klubin e natës në Sardenjë, ishulli i kthyer në “çerdhe” infektimesh

Së fundmi, ish-kryeministri italian u fotografua në vilën e tij në Costa Smeralda së bashku me Flavio Briatore, ish-shefi i ekipit të Formula 1 dhe njëkohësisht pronarin e klubit të natës “Billionaire” në ishullin e Sardenjës.
Featured image of article: “Qoka” ndaj shokut i kushtoi shtrenjtë Berluskonit/ Si u infektua me COVID pasi shkoi në klubin e natës në Sardenjë, ishulli i kthyer në “çerdhe” infektimesh Silvio Berlusconi

ITALI– Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka rezultuar pozitiv nga pandemia e koronavirusit dhe është vetëizoluar në banesë. 84-vjeçari, i cili është asimptomatik, është infektuar pasi ka vizituar klubin e natës në Sardenjë.

Së fundmi, ish-kryeministri italian u fotografua në vilën e tij në Costa Smeralda së bashku me Flavio Briatore, ish-shefi i ekipit të Formula 1 dhe njëkohësisht pronarin e klubit të natës “Billionaire” në ishullin e Sardenjës.

Që nga fundi i gushtit, e deri më tani më shumë se 60 raste pozitive janë shënuar nga persona që kanë frekuentuar klubin, përfshirë VIP-a italianë dhe ndërkombëtarë. Bashkë me ta u infektua edhe vetë pronari Briatore, i cili ndryshe nga Berlusconi, është shtruar në spital.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sardenja ishte një nga rajonet italiane më pak të prekura nga pandemia, por pa rritje të rasteve me fillimin e frekuentimit të ishullit nga turistët.

Marrë nga The Guardian

(k.m/dosja.al)

Shto Koment