Aktualitet

Qindra pasaporta e dokumente udhëtimesh, arrestohet falsifikatori shqiptar në Greqi (FOTO)

Një 50-vjeçar shqiptar është arrestuar pasi akuzohet për falsifikim dokumentash. Në banesën e tij, ku gjeti aparatura digjitale, mjete shkrimi e letra që mendohet se shërbenin për të falsifikuar dokumente.
Featured image of article: Qindra pasaporta e dokumente udhëtimesh, arrestohet falsifikatori shqiptar në Greqi (FOTO) Sendet e gjetura në shtëpinë e shqiptarit

GREQI- Një 50-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke pasi akuzohet për  falsifikim, asgjësim të produkteve të krimit, posedim të dokumenteve të udhëtimit të palës së tretë si dhe të armë mbajtjes pa leje.

Sipas mediave greke ai është arrestuar pak më larg banesës së tij në Ilioupoli, pasi u pikas nga policia pas informacioneve të marra në rrugë operative.

Gjatë kontrollit pas kalimit shqiptari kishte me vete tri letërnjoftime greke, një pasaportë greke, një leje shoferi shqiptare, një leje qëndrimi greke dhe tri leje drejtimi greke për shitje direkte, si dhe shumën prej 4,040 euro.

Më pas policia kontrolloi edhe banesën e tij, ku gjeti aparatura digjitale, mjete shkrimi e letra që mendohet se shërbenin për të falsifikuar dokumente.

Policia gjeti dhe konfiskoi : 7 laptopë dhe 1 telefon fiks, 11 printera, 49 karta identiteti, 39 pasaporta, 90 patenta, 3,233 mjete të tjera identifikimi të Autoriteteve Greke, 61 pasaporta të shteteve të huaja, 55 dokumente udhëtimi të Shqipërisë, 31 të Spanjës, 23 të Rumanisë, 9 të Italisë, 6 të Bullgarisë, 75 të Italisë dhe 17 pasaporta të Qipros, pasaporta të vendeve të ndryshme, 6,272 euro, 1 revole CZ dhe 55 fishekë 38 mm.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment