Aktualitet

Qielli i Tiranës ‘pushtohet’ nga avionët e NATO-s (FOTO)

5 avionë të NATO-s dhurojnë spektakël në qiellin e Tiranës. Në Tiranë, komandanti i NATO-së. Zyrtarizohet nisja e punës për aktivizimin bazën ajrore të Kuçovës.
Përditësuar:

Qielli i Tiranës u vizitua sot nga avionët e NATO-s të në shenjë nderimi dhe mbështetjeje për përmbushjen e misionit të Shqipërisë në Aleancë. Shfaqja në ajër filloi rreth orës 11:00 në qiellin e Tiranës, dhe pikërisht në këtë kohë momenti i fluturimit të avionëve u shijua nga të pranishmit në ceremoni por edhe kalimtarët në rrugë. I pranishëm në ceremoninë e sotme ishte edhe komandanti i NATO-s, Gjeneral Tod Wolters, i cili erdhi në Shqipëri për të zyrtarizuar nisjen e investimit për të riaktivizuar bazën Ajrore të Kuçovës. Gjenerali tregoi vlerësimin e madh që kishte për kontributin e forcave të armatosura shqiptare në aleancë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në muajin gusht të vitit 2018, u dha lajmi se NATO do të ndërtojë bazë ajrore në Kucovë, në bazën e vjetër ajrore, ku tashmë qëndrojnë avionë luftarakë. Baza ajrore e Kuçovës do të shëndërrohet në bazën e parë të NATO-s në Ballkanin Perëndimor. Vetëm investimi fillestar është në shifrat e 50 milionë eurove.

Shto Koment