Politike

“Qeverisë ti i vjen anës 100 herë, me këtë mllef s’do vini asnjëherë në pushtet”/ Sherr online te Komisioni i Medias, Dhimitri- deputetit të PS-së: Do më vinte turp të flisja si ty

VIDEO
Kryetarja e këtij Komisioni nuk i kurseu akuzat në drejtim të kreut të Akademisë, Skënder Gjinushi, por fjala e saj nuk u lejua që të vijonte normalisht nga deputeti i PS, Ismet Beqiraj, dhe ish-ministrja, Mirela Kumbaro.
Featured image of article: “Qeverisë ti i vjen anës 100 herë, me këtë mllef s’do vini asnjëherë në pushtet”/ Sherr online te Komisioni i Medias, Dhimitri- deputetit të PS-së: Do më vinte turp të flisja si ty Fatjona Dhimitri dhe Ismet Beqiraj
Përditësuar:

Tiranë– Komisioni i Medias është ndër të paktët që edhe në kohërat e pandemisë është zhvilluar me debate dhe diskutime me tone të ashpra. E tillë ishte edhe mbledhja e djeshme online në këtë Komision, ku u diskutua struktura, organika dhe niveli i pagave të Akademisë së Shkencave. Kryetarja e këtij Komisioni nuk i kurseu akuzat në drejtim të kreut të Akademisë, Skënder Gjinushi, por fjala e saj nuk u lejua që të vijonte normalisht nga deputeti i PS, Ismet Beqiraj, dhe ish-ministrja, Mirela Kumbaro. Këta të dy i kujtuan Dhimitrit se ishte në shkelje të rregullores, madje nuk iu kursyen ironitë në lidhje me mënyrën sesi ajo hyri në Kuvend. Edhe përgjigjja e deputetes opozitare nuk ishte më pak e hidhët.

DEBATI NË KOMISION:

Fatjona Dhimitri: Sot kemi për shqyrtim diskutimin e projektvendimit për strukturën, organikën dhe nivelin e pagave të Akademisë së Shkencave. Në momentin e marrjes së kësaj shkrese, si Komision i kemi bërë kërkesë qeverisë për efektet financiare të kësaj strukture, organike dhe niveli të pagave në ASH, e cila na është përgjigjur. Gjithashtu, i jam drejtuar me një shkresë Akademisë së Shkencave. Në përgjigjen e saj, Akademia e Shkencave thotë se nuk ka nivel të fryrë pagash, nuk ka kosto ekstra në buxhet. Ndërsa qeveria, në përgjigjen e saj, na thotë se propozimi i Akademisë së Shkencave bie ndesh me nenin 12 të ligjit 88 për buxhetin e vitit 2020, pasi numri i punonjësve të propozuar tejkalon atë të miratuar në këtë ligj dhe gjithashtu projekti shoqërohet me kosto shtesa të paparashikuara në buxhetin e institucionit për vitin 2020. Ky raport është i firmosur nga një kryetar që është i paligjshëm, pasi jo vetëm që nuk është dekretuar, por mbi të gjitha firmos dyfish paligjshmërinë, duke shkaktuar efekte financiare në buxhetin e shtetit.

Ismet Beqiraj: A mund ta marrë fjalën për procedurë, ju lutem?

Fatjona Dhimitri: Po, sigurisht, por të mbaroj unë një herë fjalën dhe pastaj do jua jap juve.

Ismet Beqiraj: Dua të flas, pasi po bëni komente si t’ju dojë ty qejfi.

Fatjona Dhimitri: Jo, nuk do flasësh.

Ismet Beqiraj: Ju lutem, mos abuzoni me detyrën se e ke tejkaluar vijën e kuqe me të dyja këmbët.

Fatjona Dhimitri: Nëse nuk të pëlqen, largohu.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ismet Beqiraj: Jo, duhet të largohesh ti dhe duhet ta kuptosh që ai pozicion të rri rëndë dhe nuk është për juve.

Fatjona Dhimitri: Kjo akademi që ti po kërkon të mbrosh, ka shkaktuar dëm në buxhetin e shtetit.

Ismet Beqiraj: Lëri se i kemi dëgjuar këto përralla të tuat.

Ismet Beqiraj: Ju lutem! Këtu po shkelet rregullorja me të dyja këmbët. Para se të fillojë diskutimi i çështjes, caktohet relatori, kjo është rregullorja. Mësojeni! Erdhët dhe do ikni nga Parlamenti e nuk do ta mësoni një ditë rregulloren. Ju këtë Komision s’e ktheni dot në një tribunë për partinë tënde

Fatjona Dhimitri: Meqë më përmende partinë, më thuaj a ka një qeveri më të fundosur dhe abuzive se qeveria juaj?

Ismet Beqiraj: Kësaj qeverie ti i vjen anës 100 herë. Me këtë mllef që keni, nuk do vini asnjëherë në pushtet.

Fatjona Dhimitri: Mua do më vinte turp po të flisja si ty

Mirela Kumbaro: Dua fjalën për procedurë. Por paraprakisht ju kërkoj që mos të më ndërpresë askush për asnjë arsye. Nuk është normale që Komisioni ynë as në kushte pandemie nuk mund të zhvilloje mbledhje të qeta. Nuk e kuptoj pse e kemi kaq të vështirë për të zbatuar një rregullore, që nuk më duket kaq e vështirë. Për të marrë fjalën, duhet të përleshemi dhe të bërtasim që nuk i shkon për shtat këtij Komisioni.

Marrë nga Panorama.com 

Shto Koment