Sport

Qeveria vonon për përgjigjen ndaj futbollit, flet mjeku i kombëtares: Nuk jam i shqetësuar

"Me siguri që nga java e ardhshme stërvitja do të bëhet më intensive dhe me duke filluar nga data 3 apo 10 qershor do të fillojë edhe kampionati"
Featured image of article: Qeveria vonon për përgjigjen ndaj futbollit, flet mjeku i kombëtares: Nuk jam i shqetësuar

Skuadrat shqiptare presin që më 3 qershor të rikthehen në fushat e lojës, por deri tani qeveria nuk ka reaguar. FSHF ka dërguar disa letra letra për Ministrinë e Shëndetësisë dhe atë të Sporteve, por nuk ka asnjë përgjigje për momentin.

Kjo pritje nuk e shqetëson mjekun e kombëtares Giancarlo Stesina, një nga ekspertët e grupit të punës për hartimin e protokollit. Sipas tij, vonesa vjen sepse në Shqipëri është vështirë të bëhen tamponë si jashtë vendi.

“Situata shëndetësore në Shqipëri është shumë e mirë në krahasim me vendet e tjera. Fakti që në vendet e tjera ka nisur kampionati dhe në Shqipëri jo është sepse Federata dhe shteti shqiptar po kërkojnë një datë që do t’i bëjë dakord dhe të përshtatshme, mbi të gjitha sepse vende si Italia apo Gjermania janë duke kryer shumë teste, gjë që për parandalimin është shumë e rëndësishme, ndërsa për momentin në Shqipëri nuk mund të bëhet”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Me siguri që nga java e ardhshme stërvitja do të bëhet më intensive dhe me duke filluar nga data 3 apo 10 qershor do të fillojë edhe kampionati”, ka deklaruar Stesina.

“Rreziku i dëmtimeve është shumë i lartë. Mjafton të kesh parasysh dëmtimet që po ndodhin në kampionatin gjerman”, ka përfunduar ai.

M.P. / Dosja.al

Etiketa:

Shto Koment