Rajoni

Qeveria serbe betohet në Parlament: Do ta ruajmë Kosovën deri në vdekje. Kundërpërgjigje nga Prishtina

Deklarata ka ardhur, pas kërkesës që ka bërë deputeti shqiptar nga Lugina e Preshevës, Shaip Kamberi, i cili i kërkoi kryeministres Ana Brnaniç që së bashku ta vizitonin muzeun për krimet në Kosovë që është hapur nga disa organizata të shoqërisë civile.
Featured image of article: Qeveria serbe betohet në Parlament: Do ta ruajmë Kosovën deri në vdekje. Kundërpërgjigje nga Prishtina Foto ilustruese

BEOGRAD– Ditën e sotme, qeveria e re e Serbisë është betuar në Parlament. Gjatë marrjes së votëbesimit ministrat e rinj të kabinetit të Brnaniç kanë premtuar se do ta ruajnë me përkushtim Kosovën si pjesë integrale e Serbisë.

Deklarata ka ardhur, pas kërkesës që ka bërë deputeti shqiptar nga Lugina e Preshevës, Shaip Kamberi, i cili i kërkoi kryeministres Ana Brnaniç që së bashku ta vizitonin muzeun për krimet në Kosovë që është hapur nga disa organizata të shoqërisë civile.

Pas fjalimit të Brnabiç ka reaguar dhe zv.kryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, i cili ka thënë se Republika e Kosovës ruhet nga populli i saj, gjaku i dëshmorëve dhe institucionet demokratike.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Me 227 vota për dhe pesë kundër, Parlamenti i Serbisë e votoi ditën e djeshme qeverinë e re të kryeministres, Ana Bërnabiq. Qeveria e re serbe do të ketë 21 ministri dhe dy ministra pa portofol.  Në planet e qeverisë, Ana Bërnabiq ka theksuar që Qeveria serbe do të ketë gjashtë qëllime kryesore, prej të cilave, e para do të jetë ruajtja e shëndetit të qytetarëve, qëllimet e tjera janë edhe interesat e Serbisë në Kosovë, lufta kundër mafies, ruajtja e vendimmarrjes së pavarur të Serbisë, përshpejtimi i reformave dhe përparimi ekonomik i vendi.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment