Aktualitet

Qeveria publikon sondazhin për studentët, por përgjigjet nuk kanë lidhje me pyetjet

Sot ky sonazh është bërë publik dhe nga Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsmit, Besa Shahini. Gjatë fjalës së tij Rama foli për rëndësinë e këtij sondazhi dhe u zotua se opinionet e studentëve do të lexohen në mënyrë shkencore.
Featured image of article: Qeveria publikon sondazhin për studentët, por përgjigjet nuk kanë lidhje me pyetjet

TIRANË- Kur kanë kaluar më shumë se 3 muaj, nga shuarja e protestës së studentëve, qeveria ka vendosur që të dëgjos zërin e tyre. Studentët kanë disa ditë që në e-mail-et e tyre u ka mbërritur një sondazh, ku pyeten për cilësinë e arsimit. Sot ky sonazh është bërë publik dhe nga Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsmit, Besa Shahini. Gjatë fjalës së tij Rama foli për rëndësinë e këtij sondazhi dhe u zotua se opinionet e studentëve do të lexohen në mënyrë shkencore.

Sondazhi është i rëndësishëm për 1001 arsye, por mbi të gjitha është i rëndësishëm si një mekanizëm i ri i shprehjes së të gjithë opinioneve të studentëve dhe i leximit të këtyre opinioneve mbi një bazë shkencore. Ne kjo na jep mundësinë të kuptojmë më shumë dhe të mund të adresojmë në mënyrë më efektive shqetësimet e gjithë komunitetit studentor. Faktikisht, ne jemi sot në situatën ku po vendosim disa piketa të cilat Europa i ka vendosur kohë më parë, por dua të kujtoj që e kemi nisur këtë rrugë nga një situatë xhungle në universitetet, e kemi nisur këtë rrugë në një situatë ku bota universitare shqiptare ishte krejtësisht jashtë kontrollit me një tërësi problematikash shumë të rënda dhe me një numër skandaloz universitetesh që, të licencuara pa asnjë kriter dhe asnjë karar, thithnin para pafund nga investimet e prindërve dhe faktikisht jepnin mbrapsht diploma pa asnjë vlerë”, u shpreh Rama gjatë një takimi me student.  

E-mail-i tek studentët është dërguar nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit të Lartë, e cila kërkon opinionin e 110 mijë universitarëve.  “Si pjesë e rëndësishme dhe përfituesit kryesorë të shërbimit që ofrojnë institucionet e arsimit të lartë, opinioni juaj është thelbësor për të hartografuar situatën reale në institucionin tuaj dhe për të identifikuar hapësirat për ndërhyrje potenciale. Plotësimi i pyetësorit kërkon mesatarisht 15 minuta dhe përgjigjet tuaja janë tërësisht anonime. Data e fundit e plotësimit të pyetësorit është 2 Maj 2019”, shtohet më tej në mesazhin e ASCAL.

Por për çfarë pyeten studentët?

Dosja.al ka siguruar këtë sondazh, i cili është relativisht i gjatë. Ai është i ndarë në disa pjesë, ku pyetet janë të ndara në disa kategori, ato me përgjigje “PO” ose “JO” dhe përgjigje duke zgjedhur një numër, ku korrenspodon me një përgjigje: 1- Pa përgjigje, 2- Aspak dakord, 3- As pro as kundër, 4- Dakord, 5– Plotësisht dakord.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Studetnët pyeten për cilësinë e godinave, mësimdhënies, për transparencën e intitucioneve por dhe për nëse ata kanë dijeni për procesin e zgjedhjes së pedagoëve të tyre. Në morinë e pyetjeve, studentët japing një panoramë të gjerë të asaj që ndodh në fakultetet e tyre me anë të përgjigjeve.

Por ky sondazh ka disa probleme në marrjen e përgjigjes pasi krijon konfuzion mes pyetje dhe përgjigjes. Pyetja 13 e këtij pyetësori është: Institucioni ju mundëson mobilitet në universitete të tjera. Dhe përgjigja duhet të jetë me numra nga 1 deri në 5, të cilat korrenspodojnë me: 1- Pa përgjigje, 2- Aspak dakord, 3- As pro as kundër, 4- Dakord, 5– Plotësisht dakord. Siç edhe shikohet përgjigjet, nuk japin atë që kërkon pyetja.

Po në këtë mënyrë dhe pyetjet e tjera vijojnë në të njëjtën mënyrë. Për shembull pyetja 25 vijon si më poshtë: Institucioni ka hapësira të mjaftueshme çlodhjeje, sportive dhe argëtimi. Ndërsa përgjigjat duhet të jepen në këtë mënyrë: 1- Pa përgjigje, 2- Aspak dakord, 3- As pro as kundër, 4- Dakord, 5– Plotësisht dakord. Edhe pse qeveria kërkon të marrë mendimin e studentëve, duket se përgjigjet nuk marrim mendimin e tyre. Pasi alternativat e përgjigjeve në shumë prej pyetjeve duhet të ishin: Aspak, Pak, Mjaftueshëm, Shumë etj.

(Dosja.al)

Shto Koment