Aktualitet

FOTOT/ Qeveria asnjë plan për heqjen e inerteve, Shijaku, Tirana e Durrësi mbytur me shembjet e pas tërmetit

Më 5 maj në zonë u shembën 18 godina por puna ende asnjë nuk është sistemuar. Deri tani në Shijak kanë mbetur pa u hequr rreth 350 ton mbetje, të cilat janë në mes të qytetit ende pa u lëvizur.
Featured image of article: FOTOT/ Qeveria asnjë plan për heqjen e inerteve, Shijaku, Tirana e Durrësi mbytur me shembjet e pas tërmetit Pamje nga qyteti

SHIJAK– Më 5 maj në zonën e Luginës në Shijak nisi shembja e godinave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të shkuar. Në zonë për të inspektuar nga afër shembjen, bashkë me kryebashkiakun, Elton Arbana ishte edhe kryeministri Edi Rama dhe ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj.

Atë ditë në zonë u shembën 18 godina por puna ende asnjë nuk është sistemuar. Deri tani në Shijak kanë mbetur pa u hequr rreth 350 ton mbetje, të cilat janë në mes të qytetit ende pa u lëvizur. Të vetmit që po punojnë janë disa njerëz që mes inerteve në kërkim të telave elektrikë, betonit, hekurit, tullave dhe materialeve të ndërtimit, të cilat më pas i shesin.

Për të pastruar zonën, pas më shumë se 20 ditësh, nuk ka ndërhyrë as drejtori i shkollës 9 vjeçare “Hillari Klinton” në Kamëz, i cili ishte shprehur se inertet e mbetura nga shembja e shkollës do t’i shiste.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pa asnjë reagim zyrtar, as nga Bashkia, as nga Ministria përkatëse, mbetet ende e paqartë se kur do të lëvizin intertet. Edhe sa ditë kohë do të duhet për largimin e tyre nga qendra e qytetit dhe ndotja që shkaktojnë. Pritet ende një përgjigje…

Kjo nuk është hera e parë që “Dosja.al” ngre shqetësimin lidhur me rastin. Disa ditë më parë, ajo bëri një vëzhgim dhe zbuloi lehtësisht, se në rrugët e Shijakut anës tyre shikon inerte të derdhura, nga individë të cilët kanë marrë çfarë kanë dashur dhe pjesën tjetër e kanë hedhur anës rrugëve. Ky biznes i ri po lulëzon jo vetëm në Shijak, por dhe në Durrës e Tiranë aty ky ka grumbullime inertesh.

(f.g.k.m/dosja.al)

Shto Koment