Rajoni

Qeveria në Kosovë merr vendim, shkollat do të mbyllenë në datën 18 dhjetor, pushimet dimërore do të zgjasinë një muaj

Në një konferencë për mediat Hoti ka thënë se gjendja në Kosovë në përballje me virusin është nën kontroll, por është serioze pasi ka shënuar një rritje të infektimeve. Si pasojë, kryeministri ka vendosur që shkollat do të qëndrojnë hapur deri në datën 18 dhjetor dhe pushimet vjetore do të zgjasin për një muaj. 
Featured image of article: Qeveria në Kosovë merr vendim, shkollat do të mbyllenë në datën 18 dhjetor, pushimet dimërore do të zgjasinë një muaj Avdullah Hoti

KOSOVË-Kryeministri, Avdullah Hoti ka lajmëruar për masat qe do të marrë në luftimin ndaj Covid-19. Në një konferencë për mediat Hoti ka thënë se gjendja në Kosovë në përballje me virusin është nën kontroll, por është serioze pasi ka shënuar një rritje të infektimeve. Si pasojë, kryeministri ka vendosur që shkollat do të mbyllen në datën 18 dhjetor dhe pushimet vjetore do të zgjasin për një muaj.

Gjendja është mjaft serioze, por është nën kontroll dhe institucionet përkatëse janë duke e bërë punën e vet. Në bazë të vlerësimit të Institutit, praktikisht ne e kemi vendosur nën kontroll zgjerimin më tutje të pandemisë. Ky gjysmëvjetor do të përfundojë më datë 18 dhjetor. I lus shkollat e komunat që t’i mbyllin tashmë punët sa i përket këtij gjysmëvjetori të vitit shkollor. Shkollat do të hapen me 18 janar. Një muaj do të jetë pushim dimëror”, tha Hoti në konferencë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar 40.117 raste pozitive, ndërsa  1,026 persona kanë humbur jetën.

(k.a.dosja.al)

Shto Koment