Ekonomi

Qeveria merr vendimin, shtyhet pagesa e kësteve të tatimit të biznesit të vogël

Sipas një Akti Normativ bëhet me dije se këto pagesa për tremujorin e parë dhe të dytë të bëhen brenda datës 20 Tetor 2020 ndërsa për tremujorin e tretë dhe të katërt, brenda datës 20 dhjetor 2020.
Featured image of article: Qeveria merr vendimin, shtyhet pagesa e kësteve të tatimit të biznesit të vogël Foto ilustruese

TIRANË– Qeveria ka vendosur të lejojë bizneset e vogla që këtë vit të paguajnë më vonë këstet tremujore të tatimit të thjeshtuar të fitimit, i cili parapaguhet në bazë të të dhënave fiskale të vitit të mëparshëm.

Vendimi

Sipas një Akti Normativ bëhet me dije se këto pagesa për tremujorin e parë dhe të dytë të bëhen brenda datës 20 Tetor 2020 ndërsa për tremujorin e tretë dhe të katërt, brenda datës 20 dhjetor 2020.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kjo ka qenë një kërkesë e biznesit, por që është rfuzuar disa herë nga kryeministri Edi Rama, pasi quhej si një kërkesë e papranueshme. Ky vendim pritet që të lehtësojë për pak kohë biznesin në këtë kohë pandemie.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment