Rajoni

Qeveria ‘Kurti’ u rrëzua, çfarë pritet të ndodhë në Kosovë?

Por akti përfundimtar, pra hedhja në tokë e Kurtit ishte i parashikuar, pasi LDK kishte nisur një fushatë takimesh me partitë opozitare që e kishin ëndërruar gjatë këtë ditë.
Featured image of article: Qeveria ‘Kurti’ u rrëzua, çfarë pritet të ndodhë në Kosovë? Albin Kurti, Kryeministri i Kosovës

KOSOVË- Me 82 vota, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar për rrëzimin e qeverisë së Albin Kurtit. Pas një seance maratonë, deputetët e opozitës duket se i janë bindur propozimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe rrënuan qeverinë e cila pati jetë vetëm 52 ditë. Më jetëshkurtra në Kosovën e pasluftës.

Por akti përfundimtar, pra hedhja në tokë e Kurtit ishte i parashikuar, pasi LDK kishte nisur një fushatë takimesh me partitë opozitare që e kishin ëndërruar gjatë këtë ditë.

Por ajo që nuk dihet është se çfarë do ndodhë me Kosovën nesër?

Sipas Kushtetutës së Kosovës, Presidenti duhet të mbledhë të gjitha partitë dhe të krijojnë një qeveri të unitetit kombëtar, ku vetëm LVV nuk do jetë në qeveri.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por nëse partitë nuk bien dakord për të qeverisur së bashku mund të kemi dhe zgjedhje të reja. Por duke parë situatën në të cilën ndodhet Kosova, ku koronavirusi po zgjerohet dhe ka marrë dhe jetën e parë, zgjedhje duken shumë larg. Dhe kjo situatë nuk zgjidhet me zgjedhje.

Nga nesër duket se Kurti duhet të lërë karrigen e Kryeministrit që e gëzoi për 52 ditë, dhe në vendin e tij mund të ulet aleati që i “nguli thikën”, Isa Mustafa. Nga nesër Vetënvendosje do kalojë në opozitë e me vetë do marrë 3 deputetë të LDK-së që dolën kundër vullnetit të kryetarit Mustafa.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment