DiasporaRajoni

Qeveria Kurti ‘ndërron’ mendjen për dasmat, nuk lejohet fare organizimi i tyre

Megjithëse gjatë ditës së djeshme ishte thënë se lejoheshin dasmat deri në 10 persona, në vendimin e publikuar nga Qeveria e Kosovës, thuhet se pavarësisht numrit të personave, të pamet dhe dasmat ndalohen.
Featured image of article: Qeveria Kurti ‘ndërron’ mendjen për dasmat, nuk lejohet fare organizimi i tyre Foto Ilustruese

KOSOVË– Qeveria e Kosovës ka ndaluar tërësisht organizimin e dasmave dhe të ahengjeve në Republikën e Kosovës.

Megjithëse gjatë ditës së djeshme ishte thënë se lejoheshin dasmat deri në 10 persona, në vendimin e publikuar nga Qeveria e Kosovës, thuhet se pavarësisht numrit të personave, të pamet dhe dasmat ndalohen.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Ndalohen të gjitha grumbullimet me rrezikshmëri të lartë të shpërndarjes së infeksionit, me më shumë se 10 persona, (mbledhjet, seminaret, trajnimet, homazhet). Përjashtimisht, pavarësisht numrit të personave mbajtja e të pames dhe dasmave ndalohet”,– thuhet në pikën 21 të vendimit të Qeverisë.

(d.a/dosja.al)

Shto Koment