LIVE UPDATES
Politike

Qeveria injoron kritikat dhe firmos koncesionin e katërt në shëndetësi

27 Prill 2019, 19:33 Nga DOSJA
Qeveria injoron kritikat dhe firmos koncesionin e katërt në

TIRANË- Qeveria finalizoi koncesionin e katërt në sektorin e shëndetësisë, nën hijen e dyshimeve mbi integritetin e njërës prej kompanive fituese dhe me një vesh shurdh ndaj alarmit për përqendrimin e lartë të tregut spitalor të vendit.

Kontrata koncesionare “Për ofrimin e shërbimit laboratorik të spitaleve universitare, rajonale dhe atyre bashkiake të Sarandës dhe Lushnjes” u firmos në mbledhjen e 24 prillit nga zv.kryeministri Erion Braçe, në mungesë dhe me porosi të kryeministrit Edi Rama.

Vendimi përmbyll përpjekjet 5-vjeçare të qeverisë për dhënien me koncesion të 18 laboratorëve të analizave mjekësore të vendit, në të njëjtat gjurmë me tre kontratat e tjera të partneritetit publik privat në shëndetësi për kontrollin mjekësor bazë (Check-Up), hemodializën dhe sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale.

Katër koncesionet e shëndetësisë do t’u kushtojnë taksapaguesve shqiptarë rreth 40 miliardë lekë [320 milionë dollarë] përgjatë 10 viteve të operimit të tyre.

Koncesioni i laboratorëve u fitua në prill 2017 nga konsorciumi i tre kompanive; Labopharma sh.p.k me 41.7%, Exalab France me 25% dhe AB Laboratory Solution BV, një kompani guackë e regjistruar në Holandë me 33% pjesë në konsorcium.

E planifikuar për t’u firmosur në maj, kontrata mbeti pezull për dy vjet me radhë për shkak të kontestimeve nga ana e Korporatës Ndërkombëtare të Investimeve, degë e Bankës Botërore dhe konsulente e Ministrisë së Shëndetësisë në këtë proces.

Siç u bë e qartë nga një dokument i Bankës Botërore i datës 9 janar 2019, hezitimi lidhej kryesisht me integritetin e njërës prej kompanive fituese të koncesionit.

“…Qeveria është ngurruese për të firmosur [kontratën] nisur nga rekomandimi i IFC-së për të adresuar problemet e integritetit të identifikuara prej saj në lidhje me një nga anëtarët e konsorciumit,” thuhet në dokumentin e Bankës Botërore.

Përveç pikëpyetjeve të ngritura nga IFC, qeveria shqiptare duket se injoroi edhe këmbanat e alarmit të Autoritetit të Konkurrencës, i cili vlerësoi se tregu shëndetësor në Shqipëri është tashmë i dominuar nga dy-tre aktorë privatë.

Në një vendim të datës 4 tetor 2018, Autoriteti i Konkurrencës vlerësonte se koncesionet e qeverisë “Rama” kanë ndryshuar ndjeshëm kushtet e tregut, duke diktuar sipas tij nevojën për rishikimin e tregut shëndetësor si dhe të termave të projekt-kontratës së koncesionit të laboratorëve.

Kritikat e konsulentit IFC

Projekti koncesionar për 18 laboratorët mjekësorë të vendit u prezantua në vitin 2014 nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, i motivuar nga nevoja për investime dhe certifikimin ndërkombëtar të laboratorëve dhe analizave mjekësore në Shqipëri.

Si garanci për projektin, Beqja prezantoi praninë e IFC-së si konsulent kryesor.

Konsorciumi fitues, i përfaqësuar nga kompania Labopharma sh.p.k e biznesmenit Janis Karathano u përzgjodh mes nëntë konkurentëve në garë, ku vetëm 4 prej tyre paraqitën ofertë financiare.

Parashikimet buxhetore tregojnë se kontrata koncesionare do të përfundojë në vitin 2028, me një vlerë totale prej 8.8 miliardë lekësh [80 milionë USD]. Megjithatë, kushtet e kontratës dhe kostot përfundimtare vazhdojnë të mbeten të fshehta, së bashku me kontratën që nuk u publikua bashkë me VKM-në në faqen e Kryeministrisë.

Kompania Labopharma sh.p.k është më e vogla e rrjetit prej katër kompanish të zotëruara nga Karathano dhe sipas marrëveshjesh fillestare, zotëron paketën kryesore në konsorcium me 41.7% të aksioneve. Përmes kompanisë së tij Pegasus, Karathano zotëron gjithashtu edhe kompaninë guackë AB Laboratory Solutions B.V të regjistruar në Hagë, duke marrë në total 75% të koncesionit.

Kompania e tretë e konsorciumit është francezja Exalab, e cila konsiderohet nga Ministria e Shëndetësisë si “investitori strategjik” në këtë koncesion. Kredencialet e EXALAB shërbyen për të përmbushur kriteret e tenderit, ndonëse ajo përfaqësohet vetëm me 25% në konsorcium.

Pas botimit të vendimit në Fletoren Zyrtare, tre kompanitë pritet të operojnë 18 laboratorët mjekësore të vendit, që sipas Ministrisë së Shëndetësisë kryejnë 5 milionë analiza në vit. Sipas të dhënave të deklaruara nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në Kuvend, koncesionari do të investojë 9.9 milionë euro në total për përmirësimin e shërbimit.

Të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë për 5 milionë analiza në vit nuk rezonojnë me gjetjet e IFC-së, përmes studimit të saj të fizibilitetit.

“Studimi për ofrimin e shërbimeve diagnostikuese nga laboratorët mjekësorë paraqet vështirësi për shkak të mungesës së të dhënave sasiore mbi shërbimin publik dhe për faktin se një pjesë e kërkesës konsumatore mbulohet nga shërbimi në sektorin privat,” vlerësonte IFC.

Shqetësimet e tjera të shprehura në studimin e IFC-së lidhen me kuadrin rregullator për mjekësinë laboratorike në Shqipëri, funksionimin e shërbimit të urgjencës apo një grup prej rreth 400 punonjësish të rrjetit të laboratorëve publikë, që rrezikojnë të hidhen në rrugë.

“Studimi rekomandon përmirësimin e kuadrit rregullator për mjekësinë laboratorike, sigurimin e një buxheti maksimal mujor për shërbimin e urgjencës dhe hartimin e politikave sociale për grupet e punëtorëve apo individëve, të cilët pas dhënies së këtij shërbimi me koncesion nuk do të merren në punë,” citohet të ketë vlerësuar IFC.

Paralelisht me problemet e mësipërme, IFC i ka kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë që të adresojë problemet e integritetit me njërën prej kompanive përfituese të koncesionit të laboratorëve.

Në mungesë të kontratës apo të regjistrimit në Qendrën e Bizneseve të kompanisë koncesionare, mbetet e paqartë se kush nga kompanitë rezulton me probleme apo nëse një çështje e tillë është adresuar nga Ministria e Shëndetësisë.

PPP dominojnë tregun e shëndetit  

Koncesionet janë kthyer në simbol të qeverisjes së drejtuar nga kryeministri Edi Rama në 6 vitet e fundit si dhe në burim kritikash nga brenda dhe jashtë vendit për shmangie të konkurrencës dhe paracaktim të fituesve.

Institucione të ndryshme ndërkombëtare, përfshirë Fondin Monetar Ndërkombëtar, Departamentin amerikan të Shtetit apo Komisionin Europian kanë ngritur pikëpyetje të mëdha mbi format ekstraligjore të ndjekura nga qeveria aktuale për negocimin e kontratave koncesionare në kurriz të taksapaguesve shqiptarë.

Koncesionet në sektorin e shëndetësisë janë pjesë e kësaj trashëgimie dhe sipas një vlerësimi të Autoritetit të Konkurrencës, kanë ndryshuar ndjeshëm kushtet e tregut të shëndetit në Shqipëri.

Autoriteti i Konkurrencës ka si mision sigurimin e konkurrencës së lirë dhe efektive në treg përmes zbatimit të ligjit “Për mbrojtjen e Konkurrencës”. Si i tillë, ky institucion vlerëson ndër të tjera edhe kontratat koncesionare për shkak të pozitës dominuese të tyre në treg.

Në 4 tetor 2018, pas një korrespondence të gjatë me Ministrinë e Shëndetësisë, Autoriteti i Konkurrencës vlerësoi projekt/kontratën e koncesionit për shërbimin laboratorik dhe arriti në përfundimin se e kishte të pamundur të vlerësonte kufizimet që mund t’i shkaktonin të drejtat ekskluzive tregut përkatës.

Arsyeja sipas Autoritetit ishin ndryshimet e ndjeshme në tregun spitalor, të diktuara nga ndryshimet e pronësisë dhe të drejtat ekskluzive të koncesionarëve.

Autoriteti i Konkurrencës rendit blerjen e spitalit Hygeia nga Spitali Amerikan vitin e kaluar si një ndër shkaqet për përqendrimin e lartë të shërbimit spitalor jo-publik në Shqipëri.

“Komisioni i Konkurrencës ka vendosur monitorimin e këtij tregu për një periudhë 1-vjeçare nga dita e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, për shkak se ky përqendrim sjell pozitë dominuese në treg,” thotë vendimi duke iu referuar Spitalit Amerikan.

Një arsye e dytë e përmendur në vendim janë koncesionet e mëparshme të Check-Up dhe Dializës, të cilat sipas Autoritetit kanë ndryshuar gjithashtu kushtet e tregut.

Koncesioni i kontrollit bazë (Check Up) u firmos në janar të vitit 2015 me kompaninë 3P Life Logistic të zotëruar nga sipërmarrësja Vilma Nushi. Shqiptarët do të vijojnë ta paguajnë këtë shërbim deri në vitin 2024.

Ndërsa koncesioni i dializës i është dhënë kompanisë DiaVita, e zotëruar 15% nga Spitali Amerikan dhe 75% nga Evita-një kompani e vogël, e cila zotërohet tanimë në shumicë nga pronarë të panjohur nën “guackën” e kompanisë ARIMO B.V me seli gjithashtu në Holandë.

Sipas Autoritetit të Konkurrencës, Spitali Amerikan është përfituesi më i madh i fondeve publike për shërbimin e dializës, si përmes kontratave direkte me Fondin e Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor, ashtu edhe përmes kompanisë DiaVita.

“Koncesionet e mësipërme kanë ndryshuar ndjeshëm kushtet e tregut, dhe kjo dikton nevojën e një rishikimi të nevojave reale të tij, si dhe termave të projekt-kontratës së koncesionit për ofrimin e shërbimeve diagnostikuese nga laboratorët mjeksorë,” thuhet në vendimin e Autoritetit.

“Projekt-kontrata ‘për ofrimin e shërbimeve diagnostikuese nga laboratorët mjekësorë’, për shkak të ndryshimeve që kanë ndodhur në tregun përkatës dhe pasi të përcaktohen përfundimisht termat e kontratës mes palëve, të vlerësohet ex-post,” përfundon vendimi i Autoritetit.

Marrë nga BIRN

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama hemodializa koncensionet ne shendetesi ogerta manastirliu edi rama hemodializa koncensionet ne shendetesi ogerta manastirliu

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni