Factcheck

Qeveria inaguron tragetin e ri në Vlorë…. “Prince” i pasigurtë, la qindra pasagjerë rrugëve në Brindisi e Igumenicë, grekët e bllokuan për avaritë në motor

Por, ndryshe sa reklamohet në faqen e ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës, Dosja.al ka bërë një vëzhgim tejet interesant, ku ka zbuluar se Trageti " Prince" i cili ka operuar më herët në Greqi dhe Itali ka shkaktuar jo pak probleme.
Featured image of article: Qeveria inaguron tragetin e ri në Vlorë…. “Prince” i pasigurtë, la qindra pasagjerë rrugëve në Brindisi e Igumenicë, grekët e bllokuan për avaritë në motor Trageti Prince ne Vlore

VLORE- Nga 23 nëntori, porti i Vlorës do të funksionojë me dy operatorë n itinerarin Vlorë- Brindizi. Kontrata e nënshkruar tashmë mes palëve nis zbatimin fundin e këtij muaji, ndërkohë që drejtori i Portit të Vlorës, Admir Malaj thotë se më në fund me anë të kësaj kontrate i jepet fund “monopolit” në këtë linjë.

Sipas tij, është synuar që t’i jepet fund monopolizimit të transportit detar nga Vlora, ndërsa aktualisht kompania e cila ka fituar të drejtën e lundrimit do të sjellë në brigjet e Vlorës një target 152 metra i cili do të ofrojë 30 % më pak çmimin e biletës nga sa është aktualisht. 

Por, ndryshe sa reklamohet në faqen e ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës, Dosja.al ka bërë një vëzhgim tejet interesant, ku ka zbuluar se Trageti ” Prince” i cili ka operuar më herët në Greqi dhe Itali ka shkaktuar jo pak probleme.

Jo më larg se vitin e shkuar, trageti pati avari në motor në Korfuz, duke lënë në Brindisi 800 pasagjerë jashtë në mes të natës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërsa në vitin 2019, në Igumenicë në një tjetër avari, trageti “Prince”, ka lenë në 18 orë pritje 700 pasagjerë. Autoritetet greke e kanë bllokuar trageti, për shkak të problemeve të sigurisë me të. Jo më mirë është edhe opinioni i lexuesve në “Trip Advisor”. Por si u arrit licensimi i tragetit të një linje të pasigurtë? Kush loboi që ‘Trageti Prince’ të sigurojë një itinerar me rëndësi si Vlorë-Brindizi?

A iu nënshtrua trageti një inspektimi paraprak për sigurinë? Këtyre pyetjeve, drejtori i Portit Vlorë, Admir Malaj, sigurisht që nuk iu përgjigj sot në konferencën “urgjente” që pati për inagurimin e tragetit.

(F.g/dosja.al)

Një Koment në “Qeveria inaguron tragetin e ri në Vlorë…. “Prince” i pasigurtë, la qindra pasagjerë rrugëve në Brindisi e Igumenicë, grekët e bllokuan për avaritë në motor

  1. Koplimente per shkrimin, nuk jam parashikues ngjarjesh apo evenimentesh por Kam.bindjen se shkrimi.juaj do jete nje gure i rende ne ndergjegjen por edhe ne pergjegjesine penale te institucionit te Ministrise kopetente qe e ka pajisur me Licenc per te trasportuar pasagjere kete germadhe i cili fundin do e kete tragjik me kosto jete njerzish nese dikush (institucionet kopetente) nuk do nderhyjne perpara se te jete Shume vone 👎👎👎

Shto Koment