Blerina Bala zgjidhet kryebashkiake e komanduar në Himarë/ Banorët shkaktojnë tensione në mbledhje, një prej tyre pështyn Tavon
Goro dhe Beleri në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot drejtuesin e ri 29 Mars, 09:22 Zgjedhja e drej...
Goro dhe Beleri në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot drejtuesin e ri 29 Mars, 09:22 Zgjedhja e drej...
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj/ Reagon policia: Autori qëlloi në ajër për t'i kanosur, sekuestrohet arma e për...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
KOSOVË- Qeveria e kryeministrit Avdullah Hoti ka krijuar mundësinë për të rekrutuar numër rekord të këshilltarëve politikë nga vetë kreu i ekzekutivit, nga zëvendëskryeministrat dhe nga ministrat. Ata mund të angazhojnë deri në 245 këshilltarë. Këtë ia mundëson Rregullorja për fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së kryeministrit dhe ministrive, ndryshimet në të cilin dokument Qeveria i ka bërë këtë fundjavë.
Ndonëse nëpërmjet ndryshimeve numri i këshilltarëve nuk është rritur, shtimi i dikastereve qeveritare bën që të thyhet rekordi që e mbante Qeveria e Ramush Haradinajt. Bazuar në numrin e angazhimit të këshilltarëve që lejonte Rregullorja dhe numrit të anëtarëve të kabinetit qeveritar, Qeveria pararendëse e drejtuar nga Albin Kurti e kishte mundësinë të angazhonte deri në 119 këshilltarë, ndërsa ajo Haradinaj deri në 206. Qeveria e re përbëhet nga 20 anëtarë. Përpos kryeministrit, ajo përbëhet edhe nga 4 zëvendëskryeministra, njëri prej të cilëve drejton edhe një ministri, si dhe prej 15 ministrave.
Janë dy nene në Rregullore që flasin për numrin e këshilltarëve – nëpërmjet njërit precizohet numri i atyre politikë, kurse nëpërmjet tjetrit numri i këshilltarëve të jashtëm. Kategoria e parë realizon pagë të rregullt nga buxheti, dhe ka të drejtë në një listë shpenzimesh që i mbulohen nga buxheti i shtetit, përfshirë mëditje, shpenzime për udhëtim brenda dhe jashtë Kosovës, shpenzime akomodimi gjatë vizitave jashtë vendit, shpenzime reprezentacioni, shpenzime për dreka zyrtare, shpenzime për telefonata e të tjera. Ndërkaq këshilltarëve të jashtëm iu mbulohen vetëm shpenzimet për vizita jashtë vendit.
Bazuar në dispozitat e Rregullores për fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së kryeministrit dhe ministrive, kryeministri mund të emërojë deri në 15 këshilltarë politikë. Gjithashtu mund të emërojë edhe nga një këshilltar politik për secilin nga komunitetet: serb, turk, boshnjak, rom, ashkali, egjiptian, goran, malazez dhe kroat. Përveç tyre, kreu i Qeverisë mund të emërojë deri në 10 këshilltarë të jashtëm politikë. Kësisoj, numri i këshilltarëve që mund të rekrutojë i pari i Qeverisë është 34.
(Marrë nga Koha.net)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka prezantuar të mërkurën në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, kornizën e Qeverisë së Kosovës p...
AUSTRI- Qeveria austriake ka njoftuar se do të heqë kufizimet e udhëtimit me 31 vende në Europë duke nisur që nga data 16 qershor, por megjithatë sipas njoftim...
ITALI– Mediat italiane kanë shkruar se Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio, ka marrë fyerje dhe kërcënime me jetë në rrjetet sociale.Në postimet e publikua...
SHBA-Shqipëtarët janë të shpërndarë në mbarë botën, ku pavarësisht gjuhës dh etraditave të vendit ku banojnë, nuk kanë harruar gjuhën shqiptare por vijojnë në ...
GJERMANI– Ditën e sotme mediat e huaja kanë shkruar rreth historisë së trishtë, të 4 vjeçares britanike, Madeleine McCann që u rrëmbye 13-vjet më parë në...
MAQEDONI E VERIUT- Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut kanë vdekur 7 persona dhe janë infektuar 125 të tjerë nga koronavirusi.Lajmi është bërë me dij...
SHBA– Këshilltari shëndetësor i Shtëpisë së Bardhë, Dr.Anthony Fauci tha se Covid-19 doli të ishte “makthi i tij më i keq” në jetë teksa ky virus vdekjeprurës ...
GJERMANI– Në një kohë që Europa por e gjithë bota po përballet me një luftë të ashpër me Covid-19, liderët kryesorë të Europës bëjnë thirrje për masa të rrept...
Kosovë- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar së fundi se pas heqjes së taksës dhe masës së reciprocitetit nga Kosova, shteti i Serbisë nuk ka ...
KOSOVË– Ditën e sotme Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur për aktualitetin politik në Kosovë, duke vënë theksin edhe tek dialogu me Serbinë....