Aktualitet

Qeveria gjermane mendon për të pamartuarit, ja rregullat që duhet të plotësoni për të takuar partnerin në Gjermani

Qeveria gjermane ka vendosur rregulla të reja për të pamartuarit që duan të hyjnë në Gjermani.Vendimi vlen për vendet e treta të pasigurta, përfshirë edhe Shqipërinë.
Featured image of article: Qeveria gjermane mendon për të pamartuarit, ja rregullat që duhet të plotësoni për të takuar partnerin në Gjermani Foto ilustruese

TIRANË- Tirana International Airport ka njoftuar rregullat e reja të qeverisë gjermane për hyrjen në Gjermani. Në një njoftim në Facebook, TIA sqaron, se të pamartuarit mund të futen në Gjermani për të takuar partnerin.

Kjo vlen edhe për vendet e treta që nuk janë në listën e sigurtë, ku bën pjesë edhe Shqipëria. TIA sqaron edhe kushtet që duhet të përmbushin personat në fjalë, nëse nuk kanë vizë gjermane apo pasaportë të BE.

Çifti është në një marrëdhënie / partneritet afatgjatë dhe të dy partnerët janë takuar personalisht në Gjermani të paktën një here, ose çifti ka një vendbanim të mëparshëm të përbashkët në një vend tjetër deri vonë.”, thuhet një njoftim.

Në njoftim saktësohen edhe dokumentat që duhet të paraqesin udhëtarët tek autoritetet gjermane.

Njoftimi i plotë

Rregullat e reja per hyrjen ne Gjermani për partnerët e pamartuar 👩‍❤️‍👨🇦🇱🇩🇪

📌Qeveria Federale Gjermane njofton se partnerët e pamartuar mund të hyjnë në Gjermani nga vendet e treta të cilat nuk janë në listën “e sigurt” – përfshihet këtu edhe Shqipëria – për vizita afatshkurtra te partneri që jeton në Gjermani (gjermanët, shtetasit e BE-së ose shtetasit e vendeve të treta me të drejtën e qëndrimit në Gjermani). Nëse personi në fjalë nuk ka pasaportë EU apo vizë gjermane, duhet të përmbushen kushtet e mëposhtme:

📌Çifti është në një marrëdhënie / partneritet afatgjatë dhe të dy partnerët janë takuar personalisht në Gjermani të paktën një here, ose çifti ka një vendbanim të mëparshëm të përbashkët në një vend tjetër deri vonë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

📌Dokumentet e mëposhtme duhet të paraqiten për hyrjen në Gjermani si dëshmi:

1) Një ftesë nga personi që jeton në Gjermani, si dhe një kopje e dokumenteve të identitetit të personit që lëshon ftesën,
2) një deklaratë për ekzistencën e marrëdhënies, të nënshkruar nga të dy partnerët dhe duke përfshirë detajet e kontaktit të të dy partnerëve
3) Dëshmi të tjera të përshtatshme për takimet e mëparshme personale, në veçanti pullat e pasaportave, dokumentet e udhëtimit / biletat e fluturimit ose një vendbanim të përbashkët në një vend tjetër; mund të sigurohen edhe dokumente shtesë siç janë fotot, postimet në media sociale, korrespondenca postare / emaili etj.

📌Pavarësisht nga kriteret e theksuara më lart, vendimi nëse lejohet hyrja është në diskrecionin e Policisë Federale Gjermane në kufi, thotë njoftimi zyrtar i shtetit gjerman.

📌Të gjithë udhëtarët duhet të ndjekin ende kërkesat e karantinës së shtetit përkatës federal të Gjermanisë, thuhet në njoftimin zyrtar te Qeverisë Federale Gjermane.

https://ëëë.bmi.bund.de/…/travel-restriction-border-control…

Ju faleminderit për bashkëpunimin,
Tirana International Airport

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment