Rajoni

Qeveria e re/ Vjosa Osmani zbulon prápaskenát: LDK-ja i kërkoi VV-së edhe një javë kohë, na thanë “jó”

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë në emisionin ‘Pressing’, në televizionin T7, se dje i ka ndodhur një goditje jashtëzakonisht e madhe e marrëdhënieve LDK-VV.
Featured image of article: Qeveria e re/ Vjosa Osmani zbulon prápaskenát: LDK-ja i kërkoi VV-së edhe një javë kohë, na thanë “jó” Vjosa Osmani

KOSOVË– Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka folur lidhur me negociatat mes partisë së saj dhe Lëvizjes Vetëvendosje për krijimin e një qeverie pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

Osmani ka thënë në emisionin ‘Pressing’, në televizionin T7, se dje i ka ndodhur një goditje jashtëzakonisht e madhe e marrëdhënieve LDK-VV.

“Nga qëndrimi i Albin Kurtit nga një ofertë që e kishte bërë më herët, dhe njëfarë shpallje e dështimit të negociatave. Pas saj, natyrisht që LDK mbajti qëndrimin se mund të diskutojmë për pozitat për të cilat kemi folur më herët…”

Ajo ka thënë se LDK-ja nuk ka ditur se si do të vepronte VV-ja në seancën e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, para propozimit të Glauk Konjufcës për kryeparlamentar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Kur shkuam në Kuvend tentuam të marrim vesh se çfarë po ndodh. Por nuk morëm asnjë përgjigjie. Ishim optimistë që mund të arrihej një marrëveshje. Kërkuam edhe një javë kohë nga VV, na thanë jo. Ia ka vlejtur barra qiranë të provojmë edhe një javë”, është shprehur ajo.

Ditën e djeshme është themeluar legjislatura e 7-të e Kuvendit të Kosovës, por nuk është tentuar formimi i qeverisë. Vetëvendosje ka 29 deputetë në Kuvend, LDK 28, Partia Demokratike e Kosovës 24, koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate kanë 13 vende dhe koalicioni NISMA-AKR-PD ka 6 vende. Lista Serbe ka fituar 10 vende aq sa i takojnë komunitetit serb. Negociatat deri më sot kanë dështuar, pasi LDK ka kërkuar që të marrë kreun e Kuvendit, Presidentin dhe 5 ministri, pra gjysmën e kabinetit. Por sot, LDK tha se heq dorë nga kreu i Kuvendit, duke ofruar një marrëveshje të palëkundur për 5 ministri dhe presidentin.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment