LIVE UPDATES
Bota

Qeveria e re në Maqedoninë e Veriut/ Ali Ahmeti: Kryeministër shqiptar në 100 ditët e fundit të mandatit

18 Gusht 2020, 14:27 Nga DOSJA
Qeveria e re në Maqedoninë e Veriut/ Ali Ahmeti: Kryeministër

MAQEDONI E VERIUT-Ditën e sotme koalicioni i LSDM-së dhe BDI-së tashmë kanë finalizuar marrëveshjen për qeverinë e re.  Menjëherë pas këtij njoftimi liderët e dy partive, Zoran Zaev nga LSDM-ja dhe Ali Ahmeti nga BDI-ja kanë dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Zaev pas takimit me Ahmetin deklaroi se është arritur marrëveshja mes LSDM-së dhe BDI-së për qeverinë e re për 4 vitet e ardhshme. Ndërsa theksoi se ai do të jetë kryeministëri i  vetëm i vendit për 4 vitet e ardhshme të qeverisë LSDM-BDI. Ndërsa ka shtuar se me BDI-në janë pajtuar që 100 ditë e fundit të qeverisë, kryeministri do të propozohet nga BDI-ja.

“Qeveria e Përzhinës më nuk do të funksionojë për shkak të problemeve në të kaluarën. Por, kur vinë zgjedhjet, të gjitha partitë duhet të ndjehen të barabarta, kështu që LSDM-ja do të pranojë që 100 ditë para zgjedhjeve, me propozim të BDI-së, të zgjidhet një kryeministër i ri.”-tha Zaev.

Ndërsa Ahmeti gjatë fjalës së tij në konferencën për shtyp është shprehur se ky koalicion ndërtohet në parime për mbarëvajtjen e proceseve më të rëndësishme në vend. Ndërsa ka shtuar se ndihet i lumtur dhe u bindur se ky partneritet që po ndërtohet në këtë mandat 4-vjeçar do të jetë nga më të suksesshmit.

Kreu i BDI-së tha se në 100 ditët e fundit të qeverisjes së përbashkët do të ketë një kryeministër shqiptar.

“U finalizua arritja e marrëveshjes për bashkëqeverisjen apo koalicionin për të drejtuar vendin 4 vitet e ardhshme. Pikërisht ky moment ndodh kur vendi përballet me krizën nga epidemia dhe pasojat që shkakton ajo. Duke patur prioritet gjithmonë qytetarët vendit i duhen konstituuar organet që ata të kenë jetën më të sigurtë e më të qetë. Jam i bindur se vendimi ynë i sotëm është mirëpritur nga çdo qytetar. Sigurisht që edhe mirëpritet nga partnerët tanë të cilët kanë ndihmuar që vendi ynë të integrohet në NATO dhe në Bashkimin Europian. Është me rëndësi të theksohet se ky koalicion ndërtohet në parime për mbarëvajtjen e proceseve më të rëndësishme në vend. Jam i bindur që ne sot i kemi  bërë një shërbim të mirë vendit dhe qytetarëve tanë. Jam i bindur se ky partneritet që po ndërtohet në këtë mandat 4-vjeçar do të jetë nga më të suksesshmit. Ju uroj suksese qeverisë së ardhshme, ju uroj suksese dhe mbarëvajtje të punëve të këtij koalicioni si dhe nuk dua të marr kohë nga koha juaj. Të gjithë ato që tha zoti Zaev i kemi dakordësuar, zoti na ndihmoftë!”- ka thënë Ahmeti.

Ndërkohë teksa është pyetur nga gazetarët nëse kjo marrëveshje ishte ajo që kërkohej nga Ali Ahmeti tha se ideja e tij ishte për t’i afruar njerëzit dhe jo për t’i larguar, ndërsa shton se në katër vitet e fundit janë bërë punë të guximshme.

“Mendoj që të gjithë ju keni përcjellë të gjithë fushatën. Sigurisht që ideja është për ti afruar njerëzit dhe jo për ti larguar. E tha edhe zoti Zaev, në Maqedoni ka patur ministër të mbrojtës, kryetar parlamenti shqiptar, çështja e kryeministrit ka qenë që ti afrojë komunitetin shqiptar për të qenë më të bashkuar dhe duhet përshëndetur guximi i zotit Zaev që në 100 ditë do të jetë një shqiptar për kryeministër. Sigurisht që këto 4 vite janë bërë punë të guximshme, punët e guximshme bëjnë guximtar.”- ka thënë ai.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni ali ahmeti arrihet marreveshja lsdm-bdi ali ahmeti arrihet marreveshja lsdm-bdi

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni