Rajoni

Qeveria e re në Kosovë/ Deputetja e VV, Haxhiu: Afati 15 ditor fillon pas caktimit të mandatarit nga Presidenti

Haxhiu ka deklaruar ndër të tjera se afati për formimin e Qqverisë, nuk fillon të rrjedhë pas konstituimit të Kuvendit por pas caktimit të mandatarit nga Presidenti.
Featured image of article: Qeveria e re në Kosovë/ Deputetja e VV, Haxhiu: Afati 15 ditor fillon pas caktimit të mandatarit nga Presidenti Albulena Haxhiu, deputete

Kosovë– Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Albulena Haxhiu ka sqaruar së fundmi se afati për formimin e qeverisë, nuk fillon të rrjedhë pas konstituimit të Kuvendit. Sipas saj në Kushtetutë është e sqaruar se afati 15 ditor, fillon të rrjedhë vetëm pas caktimit të mandatarit nga Presidenti. Pra pas mandatimit të Albin Kurtit nga Presidenti Hashim Thaçi.

Hazhiu ka shtuar më tek se mandatimi nga Presidenti bëhet vetëm pasi një herë ta propozoj partia fituese mandatarin.

Reagimi:

Duke e parë që ka shumë paqartësi e keqinterpretime, po e bëj një sqarim procedural lidhur me veprimet pas konstituimit të Kuvendit.

Së pari, afati për formimin e Qeverisë, nuk fillon të rrjedh pas konstituimit të Kuvendit. Afati 15 ditor, fillon të rrjedh vetëm pas caktimit të mandatarit nga Presidenti.

Tutje, në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, neni 84.14 thuhet se Presidenti ” cakton mandatarin për formimin e Qeverisë, pas propozimit të partisë politike …… që përbën shumicën në Kuvend”

Poashtu në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese Nr.103/2014, në të cilin interpretohet Neni 84 paragrafi 14, saktësisht në pikën 68 të tij, shpjegohet qartazi se nuk është në diskrecion të Presidentit të propozoj apo mandatoj kandidatin për Kryeministër nga partia fituese sepse e vërteta është e kundërta e saj duke precizuar se Presidenti mandaton kandidatin për kryeministër vetëm PAS propozimit të partisë fituese.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në vazhdim gjeni referimet në Kushtetutë tek kompetencat e Presidentit dhe referimet në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

Kushtetuta:

Dy ditë më parë u konstitua Kuvendi i Kosovës, ndërsa dje pritej që presidenti Hashim Thaçi të mandatonte si Kryeministër Albin Kurtin, për të formuar qeverinë e re, pas zgjedhjeve të tetorit. Por lideri i VV-së Albin Kurti refuzoi ftesën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit për takim. Vetëvendosja dërgoi një njoftim për mediet kosovare, ku thuhej se Kurti ndodhej jashtë Prishtinës dhe se kishte të pamundur të takonte Thaçin.

Vetëvendosje ka 29 deputetë në Kuvend, LDK 28, Partia Demokratike e Kosovës 24, koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate kanë 13 vende dhe koalicioni NISMA-AKR-PD ka 6 vende. Lista Serbe ka fituar 10 vende aq sa i takojnë komunitetit serb.

J.V/Dosja.al

Shto Koment