Rajoni

Qeveria e re/ Kim Mehmeti: Gjykata Kushtetuese ia dorëzoi Kosovën zhvatësve “proamerikanë”

Kim Mehmeti ka theksuar se ky vendim i Gjykatës Kushtetuse në Kosovë do e çojë popullin drejt përçarjeve të mëdha politike.
Featured image of article: Qeveria e re/ Kim Mehmeti: Gjykata Kushtetuese ia dorëzoi Kosovën zhvatësve “proamerikanë” Kim Mehmeti

Kosovë- Analisti Kim Mehmeti ka reaguar për vendimin e Gjykatës Kushtetuese në Kosovë, sa i përket qeverisë së re. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Mehmeti thekson se me këtë vendim Gjykata Kushtetuese  e la vendin në dorë të zhavatësve “proamerikanë”. Ai nënvizon se ky vendim po e çon popullin drejt përçarjeve të mëdha politike.

“Në vend që Kosovën t’ia kthejë popullit dhe votuesve, Gjykata Kushtetuese atë ua dorëzoi zhvatësve të saj ‘proamerikanë’ të dalë nga ‘Strofulli i Gjarprit’! Me çka mbase me vetëdije popullin e çon drejtë përçarjeve të mëdha politike!”, shprehet ai në një postim në Facebook.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Së fundmi Gjykata Kushtetuese në Kosovë vendosi me votë unanime  që vendi nuk shkon në zgjedhje pas mocionit të mosbesimit, por hapet rruga për krijimin e qeverisë së re. Me këtë vendim gjykata i dha të drejtë presidentit Hashim Thaçi për dekretin e tij, në të cilin është mandatuar Abdullah Hotin për të formuar qeverinë e re.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment