LIVE UPDATES
Bota

Qeveria e re e Kosovës gati, konfliktet vazhdojnë

2 Qershor 2020, 12:40 Nga DOSJA

KOSOVË– Seanca për krijimin e qeverisë së re të Kosovës me mandatarin e ri të Lidhjes Demokratike, Avdullah Hoti, mbahet të mërkurën në mesditë, (03.06). Kërkesa për mbajtjen e kësaj seance të jashtëzakonshme u dorëzua në kuvend nga LDK me nënshkrimin e 61 deputetëve që pritet ta krijojnë shumicën e re parlamentare pas rrëzimin me mocion mosbesimi të qeverisë së Albin Kurtit. Kërkesa për mbajtjen e seancës për krijimin e qeverisë së re u dorëzua pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës, e publikoi vendimin prej 162 faqesh, me të cilin i jep të drejtë dekretit të presidentit Hashim Thaçi për mandatarin e ri, Avdullah Hoti. Kreu i Grupit Parlamentar të LDK, Arben Gashi, tha se kjo parti dhe partnerët e saj të koalicionit i kanë votat e mjaftueshme për miratimin e qeverisë së re.

Vetëvendosje këmbëngul për zgjedhje të reja

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që i jep të drejtë presidentit për mandatarin e ri për krijimin e qeverisë vazhdon të kundërshtohet dhe cilësohet i papranueshëm nga lëvizja Vetëvendosje e cila në zgjedhjet e  fundit doli e para. Tash pas rrëzimit në parlament të qeverisë Kurti, kjo parti kërkon zgjedhje të reja. Lëvizja Vetëvendosje i kërkoi të hënën Gjykatës Kushtetuese “që në afat sa më të shpejtë dhe në format autentik”, t’i ofrojë të gjitha dokumentet, duke përfshirë edhe procesverbalet dhe transkriptet që pasqyrojnë procesin e shqyrtimit dhe të marrjes së vendimit nga ana e saj për dekretin e presidentit.

“Dekreti antikushtetues i Presidentit nuk mund të justifikohet përmes Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ashtu sikurse aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese është vënë mbi Kushtetutën për ta arsyetuar Presidentin. Andaj si palë në këtë rast, kërkojmë të njihemi me dokumentet që dëshmojnë se mbi çfarë baze është argumentuar ajo që nuk mund të argumentohej”, thuhet në kërkesën e kësaj lëvizjeje.

“Kosova nuk e ka luksin të ketë vakum në qeverisje”

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese kërkoi që sa më shpejt të formohet qeveria e re sepse sipas tij, “Kosova nuk e ka luksin të ketë vakum në qeverisje”. “Ftoj partitë dhe të nominuarin për kryeministër që të marrin përgjegjësitë. Kosova ka humbur shumë kohë duke ndërruar qeveri dhe kryeministra. Kosova është vonuar si në rrafshin e brendshëm edhe në atë të jashtëm. Tani është koha për rimëkëmbje ekonomike. Të vazhdojmë reformat në të gjithë sektorët e jetës”, tha presidenti Thaçi.

Ndërkohë, qeveria e Kosovës në detyrë me kryeministër Albin Kurtin të dielën mbrëma forcoi masat e reciprocitetit ekonomik ndaj Serbisë. Ky vendim menjëherë u kundërshtua nga Bashkimi Evropian dhe i ngarkuari special në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili tha se “këto veprime të njëanshme dëmtojnë rifillimin e bisedimeve dhe duhet të hiqen menjëherë”. Edhe presidenti Hashim Thaçi, e kundërshtoi këtë vendim dhe tha se “është mëse urgjente që të gjitha masat që kanë cënuar raportin tonë kohëve të fundit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës të largohen menjëherë, që në fillimet e qeverisë së re”.

I mandatuari për krijimin e qeverisë re Avdullah Hoti, tha se “qeveria e re do të koordinohet me partnerët strategjikë të Kosovës duke hequr çdo pengesë për dialog”. “Vetëm përmes këtij koordinimi ne e avancojmë pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe ia heqim Serbisë alibinë për ta zvarritur marrëveshjen për njohjen reciproke”, shkroi Avdullah Hoti, që pritet të jetë kryeministër i ri i qeverisë së Kosovës. Kryeministri në detyrë, Kurti që fuqizoi reciprocitetin me Serbinë, shkroi se “t’i mohosh Kosovës parimin e reciprocitetit do të thotë t’i mohosh asaj ushtrimin e të drejtave të saj sovrane”. Sipas Kurtit Kosova dëshiron marrëdhënie të drejta me fqinjët, ndërsa, bisedimet zhvillohen ndërmjet të barabartëve dhe sipas Kurtit Serbia duhet ta shohë Kosovën si të barabartë në çdo tryezë.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti avdullah hoti qeveria e re e albin kurti avdullah hoti qeveria e re e

Sondazh

Poll
Bota 2 Qershor 2020, 12:15

Kina kërcënon SHBA me hakmarrje për Hong Kongun

SHBA– Qeveria kineze e ka kërcënuar SHBA-në me masa të ashpra kundërvepruese nëse shkel interesat e Republikës Popullore të Kinës. Shkak për këtë reagim t...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni