Rajoni

Qeveria e Kosovës tregon masën e re që ka marrë në ndihmë të qytetarëve: 130 € pagë për 3 muaj kush humbet punën gjatë pandemisë

Në një njoftim për mediat bëhet me dije se  në këtë periudhë krize do mbështetet sektori privat.
Featured image of article: Qeveria e Kosovës tregon masën e re që ka marrë në ndihmë të qytetarëve: 130 € pagë për 3 muaj kush humbet punën gjatë pandemisë Godina e qeverisë së Kosovës

KOSOVË- Ministria e Financave në Kosovë ka marrë sot disa vendime të rëndësishme për të gjithë qytetarët që do humbasin vendin e punës gjatë periudhës së COVID-19. Në një njoftim për mediat bëhet me dije se  në këtë periudhë krize do mbështetet sektori privat.

Qeveria ka ndarë një fond edhe për ata që mund të humbin punën nga mbyllja e bizneseve dhe efektit që ka sjellë në ekonomi kjo pandemi. Mësohet se të gjithë ata që do humbasin punën do marrin një pagë prej 130 € për 3 muaj.

“Në këtë situatë mund të ketë ndërmarrje që nuk mund ta evitojnë largimin e një pjese të punëtorëve nga puna. Për ata punëmarrës që humbin punën përgjatë kësaj periudhe, Qeveria e Kosovës merr përsipër pagesën e një asistence mujore në masën e 130 euro për 3 muajt e ardhshëm. Maksimumi i shumës së alokuar në këtë masë do të jetë 4 milionë euro”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kosova deri tani ka 86 të infektuar dhe 1 pacientë është shëruar. Me personave të prekur nga virusi janë dhe disa fëmijë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment