Rajoni

Qeveria e Kosovës shkarkon bordet e katër ndërmarrjeve publike që emëroi Kurti

Qeveria e kaluar në Kosovë, e drejtuar nga ish-kryeministri Albin Kurti shkarkoi shumicën e bordeve të ndërmarrjeve publike në Kosovë, me arsyetimin se në to ka indentifikuar një varg keqpërdorimesh përfshirë, humbje financiare milionëshe, kontrata të pafavorshme, problem më likuiditet, mbipunësime, nepotizëm, dyfishim të pozitave, apo edhe emërime e gradime të parregullta.
Featured image of article: Qeveria e Kosovës shkarkon bordet e katër ndërmarrjeve publike që emëroi Kurti Foto Ilustruese

KOSOVË- Qeveria e Republikës së Kosovës, me kërkesë të kryeministrit Avdullah Hoti, ditën e sotme ka marrë vendim për shkarkimin e Bordeve të Përkohshme të Drejtorëve të katër Ndërmarrjeve Publike: Ndërmarrjes Publike, Kompania Rajonale e Ujësjellësit KRU “Prishtina” Sh. A.; Ndërmarrjes Publike Qendrore NPH “Ibër – Lepenc” Sh. A.; Ndërmarrjes Publike “Korporata Elektroenergjetike e Kosovës – KEK” Sh. A. dhe Ndërmarrjes Publike KRU “Hidroregjioni Jugor”, Prizren Sh. A. Ndërkohë në një deklaratë për mediat qeveria ka bërë të ditur se se ka zëvendësuar të gjithë pjesëtarët e këtyre bordeve me emra të rinj përkatësisht:

Bordi i Përkohshëm i NP, KRU “Prishtina”, në këtë përbërje: 1.1 , Labinot Dedushi, Kryesues, Drejtor; 1.2 Agim Miftari, Drejtor; 1.3,  Arlind Haziri, Drejtor; 1.4,  Linda Spahiu, Drejtore.

Bordi i Përkohshëm i NPH “Ibër Lepenc” Sh. A., në këtë përbërje: 2.1, Marigona Hamdija, Kryesuese, Drejtore; 2.2, Aferdita Llumnica, Drejtore; 2.3 Enver Rrustemi, Drejtor; 2.4,  Dejan Radojkovi, Drejtor.

Bordi i Përkohshëm i NP “Korporata Elektroenergjetike e Kosovës – KEK” Sh. A., në këtë përbërje: 3.1, Hysen Fazliu, Kryesues, Drejtor; 3.2, Egzon Berisha, Drejtor; 3.3, Petrit Ibraj, Drejtor; 3.4 ,Fatime Grajcevci, Drejtore.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Bordi i Përkohshëm i NP Kompania Rajonale e Ujësjellësit , KRU “Hidroregjioni Jugor” Prizren Sh. A., në këtë përbërje,: 4.1, Zambeze Guraziu, Kryesuese, Drejtore; 4.2  Edmond Hoxha, Drejtor; 4.3 Mirzet Dzogovic, Drejtor; 4.4,  Agron Shala, Drejtor.

Qeveria e drejtuar nga ish-kryeministri Albin Kurti pati shkarkuar shumicën e bordeve të ndërmarrjeve publike në Kosovë, me arsyetimin se në to ka indentifikuar një varg keqpërdorimesh përfshirë, humbje financiare milionëshe, kontrata të pafavorshme, problem më likuiditet, mbipunësime, nepotizëm, dyfishim të pozitave, apo edhe emërime e gradime të parregullta.

Emërimi i anëtarëve në bordet e ndërmarrjeve publike në Kosovë është kritikuar vazhdimisht nga shoqëria civile, dhe ambasadat e vendeve përendimore në Kosovë.

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment