Rajoni

Qeveria e Holandës kundër liberalizimit të vizave: Kosova e zhytur në korrupsion

Sipas MPJ-së së këtij shtetit, Kosova vuan nga një nivel i lartë i korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Featured image of article: Qeveria e Holandës kundër liberalizimit të vizave: Kosova e zhytur në korrupsion Foto Ilustruese

HOLANDË– Qeveria e Holandës ka konstatuar se Kosova është e zhytur thellë në korrupsion, dhe si rezultat i kësaj thonë se e kundërshtojnë liberalizimin e vizave.

Sipas MPJ-së së këtij shtetit, Kosova vuan nga një nivel i lartë i korrupsionit dhe krimit të organizuar. Të njëjtët kanë thënë se në Këshill nuk ka përkrahje të mjaftueshme që Kosovës t’i liberalizohen vizat, shkruan Schengenvisainfo.com.

Ministria theksoi gjithashtu se “liberalizimi i vizave është një proces teknik, që udhëhiqet nga standardet, në të cilin një vend duhet të përmbushë të gjitha parakushtet përpara se Këshilli të vendosë të heqë vizat”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Këtë qëndrim për liberalizimin e vizave Holanda e mban për vite me radhë, duke u shndërruar kështu në një prej vendeve skeptike.

Liberalizimin e vizave nuk e përkrah ende as Franca e Emmanuel Macron, duke thënë se ende s’janë plotësuar kushtet.

(d.a/dosja.al)

Shto Koment