Editorial

Shënim: Qeveria duhet patjetër të ndihmojë furnizuesit e qytetarëve, para se gjithë ekonomia të bjerë në kolaps

Në vend të propagandës, do të ishte më mirë të shikonim nje plan i shpejtë i qeverisë për t'i dhënë përgjigje emergjencave të tanishme dhe krizës së mëpasshme. Të llogariten nevojat e përgjithshme për ushqime dhe kapacitetet prodhuese dhe importuese, të llogariten më pas edhe artikujt e tjerë të domosdoshëm në mënyrë që të mos përkeqësohet situata për shkak të mungesave në treg.
Featured image of article: Shënim: Qeveria duhet patjetër të ndihmojë furnizuesit e qytetarëve, para se gjithë ekonomia të bjerë në kolaps

Nesër të gjitha bizneset do të deklarojnë tatimin mbi vlerën e shtuar dhe do detyrohen të krruajnë xhepat për të paguar detyrimet. Shumica e tyre nuk punojnë më, nuk kanë xhiro, nuk kanë të ardhura, po humbasin klientët. Një pjesë punojnë, firma ndërtimi, call center apo fasoneri. A duheshin mbyllur të gjitha? A duhej mbyllur gjithë ekonomia? Ndoshta jo, është e vështirë të humbasësh klientë të huaj, pra call center dhe fasonët duhet të punojnë, me çfarëdo kapaciteti, por firmat e ndërtimit nuk kanë arsye më shumë se bizneset e tjera me tvsh, as më shumë se bizneset e vogla. Kryetari i shoqatës së biznesit të vogël, tha në News 24 se nuk mund të mbijetojnë më shume se 3 javë. Çfarë ndodh pas kësaj?

Confindustria kërkoi dje të vazhdojë prodhimi, kërkoi të shtyhen bilancet që të mos bllokohen bizneset për shkak të detyrimeve tatimore. Jo vetëm shteti, edhe bankat kërkojnë këstet e kredive, që janë të rënda për biznesin e madh, ndërkohë që prej 1 jave nuk hyn asgjë në arkën e tyre. Në Kosovë, kryeministri Kurti takoi përfaqësuesit e bankave për ta lehtësuar këtë situatë, në Shqipëri kryeministri insiston tek pagesat, me pretendimin se duhen paratë për të përballuar shpenzimet.

Në markete kanë filluar të mbarojnë disa produkte, raporton Top Channel. Kërkesa është shumë më e madhe se oferta dhe çmimet rriten si pasojë e natyrshme e tregut. Përgjigja nuk mund të jetë ndëshkimi, për një rregull mijeravjeçar të tregut. Përgjigja është garantimi i furnizimit. A ka furnizim të sigurtë? A do te ketë mungesa për një kohë të gjatë? Këto pyetje i mundojnë njerëzit që vrapojnë të blejnë me shumicë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë që një nga partnerët kryesore tregtarë të Shqipërisë, Italia, ka reduktuar ndjeshëm prodhimin, është e natyrshme që shumë artikuj të mungojnë dhe akoma më keq të zhduken. Nëse nuk ndërhyn tani, kur tregu ende po mbahet me rezervat e mëparshme, nesër, jo vetëm do të kemi rritje çmimesh, por mungesa të rëndësishme në treg dhe si rrjedhim panik të mëtejshmëm që mund të rrezikojë furnizimin e rregullt të qytetarëve.

Në vend të propagandës, fjalëve në erë dhe premtimeve pa thelb, do të ishte më mirë të shikonim nje plan i shpejtë i qeverisë për t’i dhënë përgjigje emergjencave të tanishme dhe krizës së mëpasshme. Të llogariten nevojat e përgjithshme për ushqime dhe kapacitetet prodhuese dhe importuese, të llogariten më pas edhe artikujt e tjerë të domosdoshëm në mënyrë që të mos përkeqësohet situata për shkak të mungesave në treg.

Lehtësimi i atyre që garantojnë furnizimin por edhe zhvillimin ekonomik të vendit është një hap i pashmangshëm. Nëse buxheti është në pikë të hallit, kjo nuk do të thotë që të shkojë biznesi në kolaps. Nëse ndodh kështu bie në kolaps 70 për qind e ekonomisë.

Shto Koment