Aktualitet

Qeveria ‘blindon’ kryenegociatorin me BE-në, Zef Mazi nën dispozicion truprojë, shoferë dhe 2 nënoficerë

Zef Mazi do të ruhet dhe mbrohet nga garda e Shqipërisë. Sipas vendimit të qeverisë të publikuar ditën e sotme, në dispozicion të tij do të jenë 2 nënoficerë e një truprojë- shofer.
Featured image of article: Qeveria ‘blindon’ kryenegociatorin me BE-në, Zef Mazi nën dispozicion truprojë, shoferë dhe 2 nënoficerë Zef Mazi

TIRANË– Këshilli i Ministrave ka vendosur që kryenegociatori i Shqipërisë për integrimin në BE, Zef Mazi të ruhet dhe mbrohet nga garda e Shqipërisë. Sipas vendimit të qeverisë të publikuar ditën e sotme, në dispozicion të tij do të jenë 2 nënoficerë e një truprojë- shofer.

Për të zbatuar VKM-në është ngarkuar Ministria e Brendshme dhe Garda e Republikës së Shqipërisë.

VENDIMI:

V E N D I M PËR NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.591, DATË 5.9.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E PERSONALITETEVE TË TJERA TË LARTA SHTETËRORE TË VENDIT, QË DO TË RUHEN DHE MBROHEN NGA GARDA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 4, të ligjit nr.8869, datë 22.5.2003, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

V E N D O S I:

1. Pas shkronjës “e”, të pikës 1, të vendimit nr.591, datë 5.9.2007, të Këshillit të Ministrave, shtohet shkronja “ë”, me këtë përmbajtje: “ë) Kryenegociatorin për zhvillimin e negociatave të aderimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian, me truprojë–shofer, gjithsej 2 nënoficerë.”. 2. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Garda e Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I EDI RAMA

Zef Mazi është kryenegociatori i ekipit shqiptar në Bashkimin Europian. Ai është i njohur si diplomat karriere. Për të lexuar profilin e tij të plotë (SHIKO KËTU).

(K.M/DOSJA.AL)

Shto Koment