Bota

Qeveria austriake paraqet planin: Shtëpia ku lindi Hitleri do të shndërrohet në stacion policie

Qeveria e ka blerë ndërtesën në bazë të një urdhri të detyrueshëm për blerje, që në vitin në vitin 2016. Ndërkohë mediat e huaja kanë njoftuar se shëndërrimin në stacion policie do të bëhet gjatë muajit nëntor. 
Featured image of article: Qeveria austriake paraqet planin: Shtëpia ku lindi Hitleri do të shndërrohet në stacion policie Shtepia e Hitlerit

AUSTRI– Austria po planifikon që ndërtesën ku ka lindur diktatori nazist, Adolf Hitleri, ta kthejë në një stacion policie. Qeveria e ka blerë ndërtesën në bazë të një urdhri të detyrueshëm për blerje, që në vitin në vitin 2016.

Ndërkohë mediat e huaja kanë njoftuar se shëndërrimin në stacion policie do të bëhet gjatë muajit nëntor. 

“Një kapitull i ri do të hapet për të ardhmen e shtëpisë së lindjes së një diktatori dhe vrasësi masiv”, u tha gazetarëve ministri i Brendshëm austriak, Karl Nehammer.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kompania fituese Marte Marte, e zgjedhur në mesin e 12 kompanive të tjera ka paraqitur një plan, i cili do të ndryshojë në mënyrë kozmetike fasadën e ndërtesës dhe do t’i japë asaj një çati të re.

Burimi:TheGuardian

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment