Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Bota
Qeveria Amerikane kërkon që Kosova t’i përmbushë zotimet e Washingtonit të nënshkruara nga Avdullah Hoti
27 Prill 2021, 11:27Nga DOSJA
KOSOVË– Departamenti Amerikan i Shtetit ka lëshuar një komunikatë për media në të cilën flitet për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë. Aty përmendet që procesi duhet të përfundojë me njohje reciproke, derisa jepet një mesazh edhe rreth Marrëveshjes së Uashingtonit të nënshkruar nga Avdullah Hoti sa ishte kryeministër i Kosovës.
Departamenti Amerikan i Shtetit ka konfirmuar se do të vazhdojnë punën që Kosova dhe Serbia të përmbushin zotimet e bëra në Uashington për marrëveshjen e nënshkruar gjatë kohës së presidentit Donald Trump.
Sipas Express, në Kosovë ka pasur shumë diskutime rreth marrëveshjes së Uashingtonit. Madje kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kishte deklaruar se nëse do të rikthehet në Qeveri nuk do të vazhdojë implementimin e një marrëveshje të tillë.
“Ne nuk kemi detyrime për zotimet e kryeministrit të paligjshëm të Kosovës kur të kthehemi në detyrë. Nënshkrimi i tij poshtë teksteve jo koherente dhe jo transparente është kundër vullnetit të popullit, rendit demokratik dhe shkel kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Ato nuk do të ratifikohen në Parlamentin tonë. Ndërmjetësit duhet të përmbahen nga nxitja e marrëveshjeve që shkaktojnë përçarje të mëtejshme midis Kosovës dhe Serbisë. Vetëm dialogu parimor dhe i përgatitur mirë çon në marrëveshje të drejta dhe të qëndrueshme”,- shkroi Albin Kurti në Twitter.
Ky qëndrim i Kurtit kishte nxitur edhe reagimin e Richard Grenell, i cili kishte thënë se Albin Kurti është anti-amerikan.
(d.a/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
KOSOVË-Ish-shefi i gjykatësve të misionit evropian në Kosovë, EULEX, Malcolm Simmons, i ka reaguar ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, i cili ...
EUROPA- Presidentja e komisionit Evropian Ursula von der Leyen është lën në këmbë nga dy udhëheqësit në samitin në Turqi. Ajo e ka përshkruar këtë incident si d...
KOSOVË– Ditën e djeshme është publikuar një dokument ‘non-paper’ i shkruar nga Gjermania dhe Franca në lidhje me njohjen reciproke Kosovë-Serbi.Dokumenti ë...
KOSOVË– Një “non-paper”, në të cilin paraqitej procesi që do të çonte në marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë është publikuar dje. Letra thuhej se je...
KOSOVË– Ambasada e Francës në Kosovë ka mohuar se Franca është e përfshirë në të ashtuquajturin “non-paper” franko-gjerman të publikuar nga gazeta “Koha Di...
KOSOVË– Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett, përmes një njoftimi në llogarinë e tij zyrtare në twitter ka njoftuar se mbrëmë bashkë me kryemi...
SHBA– Shtetet e Bashkuara kanë lëshuar në hapësirë një satelit spiun. Sateliti u lëshua nga nga baza e forcave ajrore Vandenberg në Kaliforni dhe i përket...
TURQI– Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan dënoi njohjen e gjenocidit ndaj armëneve nga ana e presidentit amerikan, Joe Biden.Ai tha se vendimi do ...
BRUKSEL– Në një gjykatë belge është hapur procesi në emër të 27 vendeve anëtare, vuri në dukje zëdhënësi i Komisionit në Bruksel. Prodhuesi britaniko-sued...
SHBA– Shtetet e Bashkuara mbeten të angazhuara në mbështetje të vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre të integrimit evropian dhe antarësimit në...