Showbiz

“Qethet ballaboks që të zhdukë thinjat”, Erion Braçe shkruan për Turjan Hyskon, i thur lavde Eneda Tarifës: Për ty ka ndalur koha, s’ka si të mos ishin Dashi

Erion Braçe ka bërë një urim ditëlindjeje për dy miqtë e tij artistë, Turjan Hysko dhe Eneda Tarifa.
Featured image of article: “Qethet ballaboks që të zhdukë thinjat”, Erion Braçe shkruan për Turjan Hyskon, i thur lavde Eneda Tarifës: Për ty ka ndalur koha, s’ka si të mos ishin Dashi Zv.kryeministri, Erion Braçe, këngëtarja Eneda Tarifa dhe producenti Turjan Hysko.

TIRANË- Zv.kryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe i ka dedikuar një postim të veçantë, dy miqve të tij artistë, Turjan Hysko dhe Eneda Tarifa. Ditën e djeshme dy personazhet e njohur kishin ditëlindjen, dhe si rrallëherë I rastisi ta festonin në karantinë. Braçe ka vendosur t’i urojë për ditëlindje në profilin e tij në rrjete sociale.

Me komplimetet për këngëtaren Eneda Tarifa, që sipas zv.kryeministrit e ka ndalur kohën, dhe Turjanin që e njeh shumë vite më parë, nuk mungojnë as batutat nga Braçe.

“DY MIQ TE MIRË,                                                       
Dmth Eneda Tarida dhe Turjan Hysko

KANË DITËN E LINDJES SOT!

Eneda e ka ndalur kohën,
dita e lindjes për të është thjeshtë shenjë;
ZËRI ËSHTË I PAFUND!

Turi aha, duhet të jetë bërë nja 167 vjeç, se mbaj mend qysh kur e kam parë,
do kem qenë shumë i vogël dhe ai kish kënduar më parë, vite më parë;
Ja, qethet ballaboks që të zhdukë thinjat!

Aaaa dhe një gjë,
nuk ka se si mos ishin “DASHI”;
Komunitet lehtësisht i identifikueshëm!

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nejse,
Eneida të kesh shëndet e ZËËË!;
Turo të kesh shëndet, gjunjë,
pasion për art!”- shkruan Erion Braçe në postimin e tij, shoqëruar me një foto të artistëve.

R.L/Dosja.al

Shto Koment