Politike

“Qesh e ngjesh”/ E bëri përgjegjës për humbjen në zgjedhje, Nard Ndokës ‘nuk i del e keqja’ me Bashën, poston foton thumbuese me të

FOTO
Ai ka postuar në Instagram, ku shihet krahë për krahë me Bashën nga ‘Çadra e Lirisë’ e vitit 2017, duke buzëqeshur.
Featured image of article: “Qesh e ngjesh”/ E bëri përgjegjës për humbjen në zgjedhje, Nard Ndokës ‘nuk i del e keqja’ me Bashën, poston foton thumbuese me të Nard Ndoka, Lulzim Basha

TIRANË-Ish-kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka pasi shprehu pakënaqësinë ndaj Lulzim Bashës, të cilin e ka bërë përgjegjës për humbjen në zgjedhje, ka nisur ironinë ndaj tij. Ai ka postuar në Instagram, ku shihet krahë për krahë me Bashën nga ‘Çadra e Lirisë’ e vitit 2017, duke buzëqeshur.

“Qesh e ngjesh”, shkruan Ndoka krahas fotos, duke shprehur dhe njëherë pakënaqësinë ndaj Bashës .

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Nard Ndoka dhe Lulzim Basha

Ndoka ka bërë të ditur se kolaicioni me Bashën ka qënë dështim. Pas përfundimit të zgjedhjeve ai lëshoi ‘bombën’ e papritur duke u larguar nga drejtimi i partisë së tij.

(a.b)/dosja.al

Shto Koment