Sociale

Qentë endacakë në Shkodër, veterineri Piranej: Falë vaksinimit numri është ulur (VD)

Ai tregon se shumë qen sillen nga qytetet e tjera dhe madje edhe nga Mali i Zi në Shkodër, ku lihen në rrugë. Fenomeni është konstatuar edhe nga vetë banorët, të cilët e kanë denoncuar edhe në media këtë problematikë.

SHKODËR- Mjeku veteriner Rubin Piranej prej shumë vitesh punon për zgjidhjen e problemit të qenëve endacakë në rrugët e Shkodrës. Në bashkëpunim me Bashkinë e Shkodrës, nga viti në vit Piranej është përpjekur jo vetëm ti sterilizojë, por edhe ti ushqejë e mbrojë këto kafshë.

Gjatë një intervistë për mediet, ai ka treguar mbi punën e bërë, por edhe alternativat më të mira e efikase për trajtimin e fenomenit të qeneve endacakë, duke dhënë edhe këshilla për qytetarët.

Ai tregon se shumë qen sillen nga qytetet e tjera dhe madje edhe nga Mali i Zi në Shkodër, ku lihen në rrugë. Fenomeni është konstatuar edhe nga vetë banorët, të cilët e kanë denoncuar edhe në media këtë problematikë.

Në intervistën e tij, mjeku veteriner Piranej shprehet se falë sterilizimit dhe vaksinimit, numri i qeneve endacakë është zvogëluar për shkak të seleksionimit natyror.

Ai shton se ndërtimi i kanileve për qentë e rrugës, edhe në vende të zhvilluara po dështon. Kjo jo vetëm për shkak të kostove të larta financiare (4000 lekë të vjetra në ditë për një kafshë), edhe stimulimit të braktisjes së qeneve nga të zotët pas një farë kohe.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment