LIVE UPDATES
Aktualitet

Qeni i ONM-së ngre në këmbë Prokurori e Polici,kërkohet cep më cep në Tiranë, filmimet e kamerave qetësojnë zemrat e t

13 Janar 2020, 06:09 Nga DOSJA
Qeni i ONM-së ngre në këmbë Prokurori e Polici,kërkohet

Në muajin maj Gazeta “Si” shkroi për humbjen e qenit të njërit prej vëzhguesve të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), Xhon Leonardo. Dhe për alarmimin e policisë asokohe. Epo, qeni i vettingut është marrë mjaft seriozisht dhe nga Prokuroria. Gjatë nëntë muajve janë këqyryr dhjetëra kamera sigurie në zonën ku banon vëzhguesi ndërkombëtar i ONM-së, për të gjetur hajdutin. Në përfundim, pas shumë veprimesh dhe delegimesh për marrje dëshmish dhe gjetje gjurmësh, edhe prokurorët janë dorëzuar. Organi i akuzës mendon që në rastin e humbjes së qenit provat tregojnë që nuk bëhet fjalë për vjedhje. Ndaj, dosja propozohet të pushohet, pasi nuk ka vepër penale. Por çështja e qenit – kur bëhet fjalë për vëzhguesit e Operacionit Ndërkombëtar të Vettingut – është marrë aq me seriozitet sa Kodi Penal është respektuar pikë për pikë dhe përsa kohë Xhon Leonardo është një i dëmtuar, prokurori shprehet për procedimin nr.5557 “të njoftohet edhe Xhon Leonardo, i dëmtuari.” Hetimi Në dosjen e dorëzuar në gjykatë thuhet se pas këqyrjes së dhjetëra kamerave, rezulton që qeni është larguar vetë dhe se në banesë nuk ka hyrë askush për ta vjedhur. Procesverbali saktëson se në banesë nuk ka pasur hyrje me dhunë. Por nuk mjafton me kaq. Policia nuk ka lënë pa pyetur edhe pronarë lokalesh dhe komshinj të vëzhguesit të ONM-së, i cili ndoshta ka humbur vërtet qenin, por mund të ketë kuptuar se sa vlejnë fqinjët.
Fqinji
V. Ademi, banor në Tiranë është njëri nga dëshmitarët e pyetur sa nga prokuroria, sa nga policia. Ai është fqinj me Xhon Leonardon, ndaj edhe ai është pyetur për qenin.
“Rreth orës tetë të darkës dola në sheshpushimin e shkallëve dhe pashë që dera e komshiut ishte gjysmë e hapur. I rashë ziles disa herë, por nuk mu përgjigj njeri. Më pas zbrita një kat më poshtë, ku qëndrova rreth 20 minuta. U ngjita sërish për në banesën time. Përsëri vura re që dera e banesës përballë ishte gjysmë e hapur. I rashë përsëri ziles së komshiut, por meqënëse nuk mu përgjigj askush, hyra në shtëpinë time. Pas 20 minutash erdhi A. Leskaj dhe i tregova se porta e jashtme kishte rreth një orë e hapur. Nga ana e saj, Leskaj mu përgjigj se e kishte mbyllur me çelës portën”, është shprehur dëshmitari Ademi. Policia me këtë rast, veç këqyrjes së vendngjarjes ka kryer edhe eksperiment. Ekspertët vlerësojnë se dera e shtëpisë ishte e blinduar dhe se është bërë provë me çelësin që dispononte gruaja A. Leskaj, e cila është edhe autorja e denoncimit për humbjen e qenit. Në dosjen që Gazeta “Si” disponon, vlerësohet se “dera funksiononte normalisht, por duke nisur nga fundi i portës, vihen re gërvishje në formë harkoreje. Gërvishtjet kanë një gjerësi deri në shtatë cm. Në dysheme u gjet material drusor me kasën e derës. Në banesë vihet re se sendet ishin të sistemuara, dyert dhe dritaret janë të mbyllura, të siguruara dhe pa dëmtime”.
Filmimet
Nëse policët do të ishin kaq këmbëngulës edhe për hetime të tjera, me siguri shumë ngjarje do të kishin një emër. Duke mos u mjaftuar me këqyrjen në banesë dhe pyetjen e dëshmitarëve, mes tyre edhe pronarë lokalesh, në dosjen që Gazeta “Si” disponon theksohet: “U mor kamera e lokalit SH. pranë banesës së Xhon Leonardos. Nga këqyrja e pamjeve, rezulton se në orën 19:01:58, në trotuarin përballë lokalit, shfaqet një qen në ngjyrë kafe të hapur, që po ecën. Qeni ndalon tek rrugica e më pas del në anën tjetër të pallatit, duke u larguar. Qeni është i pashoqëruar”. Pas administrimit të këtyre pamjeve, denoncuesja ka tundur kokën dhe ka pranuar që qeni ishte i Xhon Leonardos. Por kjo nuk ka mjaftuar. Edhe këqyrja e kamerave të tjera saktëson largimin e qenit me dëshirën e tij. E vetmja gjë që hetuesit e specialistët nuk tregojnë në këtë rast hetimor, është emri i qenit, i cili në dosje lihet të kuptohet se është larguar në drejtim të paditur. Mos e thënë Zoti që gjykata ta kthejë për hetime të mëtejshme këtë dosje, pasi specialistëve do t’u duhet ta kthejnë përmbys Tiranën për të kuptuar xhiron e qenit të vettingut!

Marrë nga Gazeta Si

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet qeni i onm-së vettingu qeni i onm-së vettingu

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni