LIVE UPDATES
Aktualitet

Qendra për të drejtat në punë i drejtohet Qeverisë: Jepni zgjidhje naftëtarëve

12 Tetor 2021, 06:30 Nga DOSJA
Qendra për të drejtat në punë i drejtohet Qeverisë:

TIRANË– Qendra për të drejtat në punë iu është drejtuar Qeverisë me një deklaratë publike, duke i kërkuar që të marrë hapat e nevojshme në mënyrë që ti jepet zgjidhje problematikës afatgjatë që kanë naftëtarët e rafinerisë së Ballshit. Në deklaratë thuhet se qeveria nuk ka marrë asnjë masë këtë vit për të garantuar rikthimin e naftëtarëve në punës. Ata theksojnë se prej më shumë se 10 vitesh rafineria bie në duart e subjekteve spekulante, të cilat marrin nga qeveria të drejtat e ushtrimit të aktivitetit, realizojnë fitime të jashtëzakonshme dhe largohen duke lënë jo vetëm pa punë mijëra naftëtarë, por edhe duke mos u dhënë atyre as pagat e prapambetura.

Qendra për të Drejtat në Punë u garanton naftëtarëve të Ballshit, se do të vazhdojë të angazhohen për ti ndihmuar ata në kërkimin e të drejtës së tyre.

DEKLARATË PUBLIKE

Qendra për të Drejtat në Punë (CLR) i bën thirrje qeverisë që të ndërmarrë hapat e nevojshme për ti dhënë zgjidhje afatgjatë problematikës së naftëtarëve të rafinerisë së Ballshit. Greva e urisë së para një viti u menaxhua prej qeverisë me zgjidhje të improvizuara. E ashtëquajtura “pagë e luftës” që ju dha këtyre punëtorëve rezultoi të ishte një manovër për të ndërprerë grevën e ulur koston politike në prag të zgjedhjeve parlamentare dhe jo një platformë e qartë për të zgjidhur problematikën sociale të shkaktuar nga ndërprerja e punës në rafineri. Fundi i muajit Tetor rezulton me skadimin e marrëveshjes mes naftëtarëve dhe qeverisë për marrjen e pagesës prej 40,000 lekë në muaj. Që nga Nëntori, mijëra naftëtarë dhe familjet e tyre do të mbeten pa të ardhurat e nevojshme për të siguruar jetesën e përditshme. Qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë masë gjatë këtij viti për të garantuar rikthimin në punë të rafinerisë së Ballshit dhe diçka e tillë nuk duket të ketë gjasa të ndodhë edhe në muajt në vazhdim.

Kriza ekonomike e sociale e këtyre punëtorëve bëhet edhe më e thellë dhe alarmante duke marrë për bazë faktin se me të ardhurat nga paga e naftëtarit, ata mbajnë familjet. Pavarësisht premtimeve të shumta, prej më shumë se 10 vitesh tashmë rafineria bie vazhdimisht në duart e subjekteve spekulante, të cilat marrin nga qeveria të drejtat e ushtrimit të aktivitetit, realizojnë fitime të jashtëzakonshme dhe largohen duke lënë jo vetëm pa punë mijëra naftëtarë, por edhe duke mos u dhënë atyre as pagat e prapambetura.Qendra për të Drejtat në Punë (CLR) garanton naftëtarët e Ballshit, se sikurse ka qenë në vijimësi, do të vazhdojë të angazhohet fuqimisht për të ndihmuar ata në kërkimin e të drejtës së tyre të mohuar. Ju ftojmë të na bashkoheni për ti dhënë më shumë zë kauzës, duke kontribuar me shpërndarjen e kësaj deklarate.

 

Si nisi protesta e naftëtarëve, e si doli Rama garant për rrogat e tyre?

Naftëtarët e uzinës në Ballsh protestonin vjet për muaj me radhë për pagat e pamarra, edhe pse kishin punuar në kohë pandemie, kur gjithçka ishte e mbyllur dhe në “shtetrrethim”. Duke parë se nga protestat e tyre nuk pati asnjë reagim ata vendosën që të futeshin në grevë urie në ambientet e Rafinerisë. Burrat qëndruan 22 ditë, ndërsa gratë 23, derisa pranuan ofertën e bërë nga kryeministri Edi Rama. Qeveria u ofroi atyre 40 mijë lekë të reja rrogë për një periudhë 1-vjeçare. Po ashtu, iu paguan edhe kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për periudhën nëntor 2020-tetor 2021. Por në vendimin e qeverisë thuhej qartë se nëse pas kësaj periudhe nëse në rafineri nuk afrohej asnjë investim, atëherë naftëtarët nuk do të merrnin më mbështetje nga shteti.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet naftëtarët e ballshit qendra për të drejtat në punë naftëtarët e ballshit qendra për të drejtat në punë

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën