Bota

Qendra e të dhënave nënujore të Microsoft nxirret nga uji pas dy vitesh  

Dy vjet më parë Microsoft ka fundosur një qendër të dhënash të cilin studiuesit do ta përdornin për të vlerësuar se çfarë mund të mësojnë prej saj për efikasitetin e energjisë.
Featured image of article: Qendra e të dhënave nënujore të Microsoft nxirret nga uji pas dy vitesh   Rishfaqet pas dy vitesh në fund të detit, eksperimenti i çuditshëm i Microsoft.

BRITANI E MADHE– Kompania “Microsoft” ka nxjerrë nga fundi i oqeanit një qendër të dhënash, të cilën e kishte fundosur në brigjet e Orkney dy vite më parë.

Para dy vitesh Microsoft ka fundosur një qendër të dhënash të cilin studiuesit do ta përdornin për të vlerësuar se çfarë mund të mësojnë prej saj për efikasitetin e energjisë. Orkney, u zgjodh për provë nga Microsoft, pjesërisht sepse ishte një qendër për kërkimin e energjisë së rinovueshme në një vend ku klima është e butë ndoshta edhe e ftohtë, por kostoja e ftohjes së kompjuterëve do të ishte më e ulët nëse do të ishin nën ujë.

Tubi i mbyllur i qendrës së të dhënave nxirret nga uji pranë Orkney.

Sipas BBC, në përfundimin nga të dhënat e para kanë dalë në përfundim se cilindri i mbushur me server kishte një normë më të ulët dëmtimi sesa një qendër konvenciale e të dhënave.  Kur kontenierin e nxorën rreth gjysmë milje në det të hapur, pasi ishte vendosur atje në maj të 2018, vetëm tetë nga 855 servera në bord ishin dëmtuar.

“Shkalla e dëmtimeve tonë në ujë është një e teta e asaj që shohim në tokë.”- ka thënë Ben Cutler, i cili ka udhëhequr atë që Microsoft e quan “Project Natick”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Ekspertët inspektojnë serverat brenda tubit të hapur.

Ekipi po spekulon ndoshta se kjo gjë mund të lidhet me faktin se nuk kishte njerëz në bord dhe se azoti u përhap më shumë sesa oksigjeni në kapsulë. Cilindri i bardhë doli nga ujërat e ftohtë me një shtresë algash, barishte dhe anemonesh detare pas një operacioni një ditor. Por brenda, qendra e të dhënave funksiononte mirë dhe tani po shqyrtohet nga afër, në mënyrë që ekipi hulumtues të mësojë më shumë.

Burimi:  BBC

K.A/Dosja.al

Etiketa:

Shto Koment