Politike

“Qemal Stafa është mit”/ Deklarata e drejtorit të Arkivave nxeh Braçen, zv/kryeministri: Të shkarkohet! Fashizmi është krim (POSTIMI)

Braçe thekson se Qemal Stafa është një hero i popullit, e kundërta e asaj që tha Bido. 
Featured image of article: “Qemal Stafa është mit”/ Deklarata e drejtorit të Arkivave nxeh Braçen, zv/kryeministri: Të shkarkohet! Fashizmi është krim (POSTIMI) Ardit Bido dhe errion Brace

TIRANË- Deklarata e drejtorit të Arkivave, Ardit Bido, se në Shqipëri është krijuar një mit absurd për Qemal Stafën, nuk i ka pëlqyer zv/kryeministrit Erion Braçe. Në një postim në rrjetet sociale, Braçe kërkon shkarkimin e Bidos. Braçe thekson se Qemal Stafa është një hero i popullit, e kundërta e asaj që tha Bido.

POSTIMI I PLOTË:

QEMAL STAFA NUK ESHTE NJE MIT!

QEMAL STAFA ESHTE NJE IDEALIST!

QEMAL STAFA ESHTE NJE LUFTETAR!

QEMAL STAFA ESHTE NJE HERO I POPULLIT!

QEMAL STAFA ESHTE NJE DESHMOR I ATDHEUT!

Ne kohen e tij dy zgjedhje kishe; OSE FASHIST E NE ERRESIREN E URREJTJES, DHUNES E BARBARISE MBI TE NDRYSHMIN SI INDIVID DHE SI SHOQERI,

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

OSE I MAJTE, KOMUNIST PERBALLE FASHIZMIT NE NJE BETEJE HUMANE PER LIRI, CLIRIM E PAVARESI!

Kjo eshte e verteta per Qemal Stafen e plot te rinj idealiste, mendjehapur e mendjendritur,
ANTIFASHISTE qe i dolen zot vendit, popullit te tyre!

IDEALISTET, HERONJTE, DESHMORET MBETEN PERJETE!

Drejtoret vene e vijne dhe shpesh si kujton kush; tani jane ne piken kur duhet te vene pa kthim! Ne kete vend kultura e delegjitimimit te cdo vlere kombetare, cdo heroi e deshmori, duhet te marre nje pergjigje me ne fund! FASHIZMI NUK ESHTE OPINION, POR KRIM!

Por çfarë tha drejtori i Arkivave?

Bido tha se për Qemal Stafën është ngritur një mit që për të është absurd, pasi sipas tij ai nuk ka qenë hero. Kreu i Arkivave tha se Qemal Stafa nuk pati përleshje me askënd, por u vra nga xhandarmëria.

“Miti i Qemal Stafës është një ndër mitet më absurde që kemi ne. Nuk kemi të bëjmë me një akt heroik siç mund të themi për Vasil Laçit që i doli para Mbretit të Italisë dhe donte ta vriste. Me rastin e Qemal Stafës nuk kemi të bëjmë as me ndonjë përleshje, por është vrarë nga xhandarmëria. Nuk kemi të bëjmë me një dyluftim ballor. Nuk kemi të bëjmë as me një akt që kemi të bëjmë me një akt heroik dhe patriotik”, tha drejtori i Arkivave.

(f.g/dosja.al)

4 Komente në ““Qemal Stafa është mit”/ Deklarata e drejtorit të Arkivave nxeh Braçen, zv/kryeministri: Të shkarkohet! Fashizmi është krim (POSTIMI)

  1. Shume e vertete, Q Stafa vrau veten mbasi u plagos nga xhandaret dhe nuk donte te dorezohej. Por a ishte akt heroik?! Deshmor po, sepse nuk donte te binte ne duart e xhandarmerise dhe u veteflijua.
    Brace eshte akoma me ato qe ka mesuar ne kohen e PPSH-se.

  2. Erjoni e ka pasur shok klase dhe bashkeluftetar Qemalin. Se keshtu u duket vetja komunisteve si Erjoni, sikur kane lindur te gjithe me Partine komuniste ne 1941. Erjoni ka qene ne ate beteje me Qemalin por Erjoni shpetoi me nje plumb ne b.the. Ik mor rrace muti, komunist plehre

    • Braçe ja fut kot, mendësia e tij miope nuk e le te beje analize objektive: ne periudhen e okupimit nuk kishte vetem kete alternative njeriu. Mund te ishe antifashist por jo domosdoshmerisht i majte. Aq me teper qe ketu flitet per levizje çlirimtare, nacionaliste. Qemal Stafa u tradhetua, komunistet vrane vlerat brenda tyre,ky eshte thelbi..

    • Mirë e keni rrojmë në kohë të tjera mosmirnjoja është motivi ndryshues për të bërë lajm e karierë plehrat e dikurshme të Kuislingëve bëjnë antikomunistin modern……hapu o Dhe fshije këtë maskaradë që vjell vetëm vrer dhe përçarje shqiptarësh…

Shto Koment