Aktualitet

EMRAT/ Qëlluan me armë në ajër, arrestohen 4 të rinj në Berat, procedohet edhe një i mitur

Mësohet se të arrestuarit janë: Luftar Fatia, 20 vjeç, Ali Guri, 19 vjeç, Desian Shamo, 20 vjeç dhe Emiljano Fushtani, 19 vjeç.
Featured image of article: EMRAT/ Qëlluan me armë në ajër, arrestohen 4 të rinj në Berat, procedohet edhe një i mitur Foto Ilustruese

BERAT– Katër të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Beratit, pasi akuzohen se kanë qëlluar me armë në ajër në një zonë malore në fshatin Derobonik me një armë zjarri pushkë gjysmë automatike

Mësohet se të arrestuarit janë: Luftar Fatia, 20 vjeç, Ali Guri, 19 vjeç, Desian Shamo, 20 vjeç dhe Emiljano Fushtani, 19 vjeç. Policia bën me dije se u procedua në gjendje të lirë edhe një i mitur,  M. Z., 17 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Qëlluan me armë zjarri në ajër, identifikohen dhe vihen në pranga nga Policia, 4 persona. Sekuestrohet arma e zjarrit, pushkë gjysmë automatike. Gjatë kontrollit të banesave të personave të arrestuar u gjetën dhe u sekuestruan fidanë cannabis, fishekë, shkop dhe dorezë metalike.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet të Komisariatit Berat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: L. F., 20 vjeç, A. G., 19 vjeç., D. Sh., 20 vjeç dhe E. F., 19 vjeç, të katërt banues në lagjen Çlirim, Berat, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi i mitur M. Z., 17 vjeç. Këta shtetas, mbrëmjen e djeshme, në një zonë malore në fshatin Drobonik, kanë qëlluar në ajër me armë zjarri pushkë gjysmë automatike. Menjëherë pas marrjes së informacionit, shërbimet e Policisë kanë krehur zonën, duke bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e autorëve, si dhe sekuestrimin e armës së zjarrit. Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesave të këtyre shtetasve u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 15 fidanë të dyshuar cannabis sativa të kultivuar në kubikë, 1 dorezë metalike, 1 shkop metalik, 51 fishekë dhe një automjet. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

(kle.mu./dosja.al)

Shto Koment