Aktualitet

S’ju mjaftoi burgu… dy fierakët tentojnë të vrasin personin që iu vrau të afërmin në 1990, arrestohen nga policia (NJOFTIMI)

Agron Hoxha sapo kishte dalë nga burgu. Ai ka qenë në burg duke vuajtur dënimin për një vrasje të kryer prej tij në vitin 1990.
Featured image of article: S’ju mjaftoi burgu… dy fierakët tentojnë të vrasin personin që iu vrau të afërmin në 1990, arrestohen nga policia (NJOFTIMI) Foto ilustruese

PATOS– Një ngjarje e rëndë është parandaluar në Patos të Fierit, ku dy 34-vjeçarë janë arrestuar pasi kanë tentuar që të vrasin më 30 dhjetor Agron Hoxhën. Policia e Shtetit njofton se A.G dhe V.L, të dy 34 vjeç kanë tentuar të vrasin me armë gjahu në fshatin Dukat, Hoxhën, për motive të dobëta. Por siç mëson Dosja.al, Agron Hoxha sapo kishte dalë nga burgu. Ai ka qenë në burg duke vuajtur dënimin për një vrasje të kryer prej tij në vitin 1990. Dy të rinjtë, kanë kërkuar të marrin hak ndaj tij, dhe e kanë pritur për t’a vrarë. Ata janë të afërm të personit që Hoxha ka vrarë në 1990.

NJOFTIMI I PLOTË:

Patos, Fier

Policia zbardh ngjarjen e ndodhur në datë 30.12.2019 ku në fshatin Dukas, Patos, dy shtetas kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një shtetasi tjetër. Arrestohen nga policia dy autorët e dyshuar. Sekuestrohet arma me të cilën dyshohet se kanë qëlluar autorët. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, pas kallëzimit të marë nga shtetasi A.H se dy persona kanë qëllur në drejtim të tij me armë zjarri, organizuan punën dhe bën të mundur identifikimin dhe arrestimin e shtetasve:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

A. G., 34 vjeç, banues në Patos.
V. L., 34 vjeç, banues në Patos.

Arrestimi i këtyre shtetasi u bë pasi për motive të dobëta, në fshatin Dukas, Patos, dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit A.H, 60 vjeç, banues në Patos. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë gjahu, një gëzhojë dhe dy fishekë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vrasje e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë “

(F.g/dosja.al)

Shto Koment