Aktualitet

TERROR në mes të natës në Këlcyrë! I armatosur, 55-vjeçari në gjendje të dehur niset drejt banesës së një personi, kapet me kallashnikov në dorë, tenton të qëllojë drejt policisë (EMRI)

VIDEO
55-vjeçari, me armë në dorë e fishek në fole gati për qitje ishte nisur drejt banesës së një personi me të cilin ishte konfliktuar më parë për motive të dobëta.
Featured image of article: TERROR në mes të natës në Këlcyrë! I armatosur, 55-vjeçari në gjendje të dehur niset drejt banesës së një personi, kapet me kallashnikov në dorë, tenton të qëllojë drejt policisë (EMRI) Pamje nga vendngjarja

KËLCYRË– Mbrëmjen e djeshme, Seit Alikollari doli në mes të qytetit të Këlcyrës, duke qëlluar në ajër dhe duke kërcënuar kalimtarët.

55-vjeçari, me armë në dorë e fishek në fole gati për qitje ishte nisur drejt banesës së një personi me të cilin ishte konfliktuar më parë për motive të dobëta. Policia ka ndërhyrë për ta neutralizuar, ndërsa 55-vjeçari iu ka drejtuar armën efektivëve, por falë ndërhyrjes është neutralizuar dhe prangosur.

Bëhet e ditur se Alikollari ka qënë në gjendje të dehur. Është bërë publike video nga momenti i arrestimit të 55-vjeçarit. Në video shihet që ka pasur përplasje mes tij dhe forcave të policisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Policia ka bërë të mundur sekuestrimin e armës së zjarrit kallashnikov dhe krehra me fishekë luftarak. Aktualisht Alikollari është dërguar në komisariat.

(a.b)/dosja.al

  • 8:50

    Terrori me armë në Këlcyrë, policia NJOFTIM zyrtar: Burri ishte në gjendje të dehur, u nis drejt banesës së personit me të cilin u konfliktua, me vete kishte kallashnikov

    Policia e shtetit ka dhënë njoftimin zyrtar në lidhje me arrestimin e Seit Alikollarit. Bëhet me dije se 55-vjeçari pas një konflikti me një person, u nis mbrëmjen e djeshme drejt banesës së tij. Policia mundi që të parandalojë një ngjarje të mundshme kriminale, pasi Alikollari kishte me vete kallashnikov dhe fishekë me vete. Në momentin që policia ka ndërhyrë, Alikollari iu ka drejtuar armën dhe efektivëve.

    NJOFTIMI:Reagimi i menjëhershëm dhe profesional i Policisë parandalon një ngjarje të mundshme kriminale. Neutralizohet dhe prangoset 55-vjeçari, i cili me armë në dorë e fishek në fole gati për qitje ishte nisur drejt banesës së një shtetasi me të cilin ishte konfliktuar më parë për motive të dobëta. Gjatë ndërhyrjes së Policisë, 55-vjeçari iu ka drejtuar armën punonjësve të Policisë, por falë ndërhyrjes profesionale është neutralizuar dhe prangosur. Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov dhe krehra me fishekë luftarak.Në qytetin e Këlcyrës, shtetasi S. A., në gjendje të dehur, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin A. S., ka shkuar në banesë ku ka marrë një armë zjarri dhe është drejtuar për në banesën e shtetasit A. S.Shërbimet e Policisë, si rezultat i kontrollit të territorit dhe informacioneve të marra në rrugë operative se ky shtetas po qarkullonte me armë dhe mund të përfshihej në ngjarje kriminale, kanë ushtruar kontroll të imtësishëm të territorit dhe si rezultat, në afërsi të qendrës së qytetit Këlcyrë, kanë konstatuar shtetasin S. A., i cili lëvizte më një armë zjarri kallashnikov me vete.Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, shtetasi S. A. iu ka drejtuar punonjësve të Policisë, armën të cilën e kishte me fishekë në fole gati për qitje. Falë profesionalizmit të shërbimeve të Policisë është bërë i mundur neutralizimi dhe arrestimi në flagrancë i tij.Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit automatik dhe 2 krehra me fishekë luftarak.Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet, për veprime të mëtejshme.

  • 8:42

    ME VIDEO/ Doli me armë në mes të natës duke kërcënuar, MOMENTI kur efektivët neutralizojnë agresorin në Këlcyrë, e kapin nga krahu dhe…

    Momenti kur Seit Alikollari vihet në pranga nga efektivët e Këlcyrës është bërë publike. Në video shihet që efektivët e kapin nga krahu agresorin, i cili mbrëmjen e djeshme terrorizoi banorët duke i kërcënuar me armë. Ende nuk dihet arsyet e një veprimi të tillë dhe të dhëna të tjera mbi agresorin i cili ka terrorizuar banorët.

Shto Koment