Aktualitet

Qëlloi me armë djalin e xhaxhait për një gotë rakie, gjykata dënon me 6 vite burg ish-policin e FNSH-së, Flamur Karaj: Jam penduar, më qëlloi ai i pari…

Të dy të pranishëm në sallën e gjyqit, Polici dhe i plagosuri janë shprehur se janë pajtuar me njëri-tjetrin, por kjo se ka penguar gjykatën që të vazhdojë me gjykimin e çështjes.
Featured image of article: Qëlloi me armë djalin e xhaxhait për një gotë rakie, gjykata dënon me 6 vite burg ish-policin e FNSH-së, Flamur Karaj: Jam penduar, më qëlloi ai i pari… Flamur Karaj, ish-polic ne gjykate

TIRANË- Ish-Efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Flamur Karaj do të vuajë 6 vite burg, pasi është dënuar nga Gjykata për “vrasje të mbetur në tentativë”. Më 1 qershor 2019, Karaj qëlloi kushëririn e tij të parë, djalin e xhaxhait, Enverin pasi ishin zënë për një gotë raki. Sipas të dhënat në dosje, Karaj qëlloi Enverin me armën e punës dhe më pas shkoi dhe u vetë-dorëzua në Polici.

Të dy të pranishëm në sallën e gjyqit, Polici dhe i plagosuri janë shprehur se janë pajtuar me njëri-tjetrin, por kjo se ka penguar gjykatën që të vazhdojë me gjykimin e çështjes.  Disa ditë më parë, togat e zeza vendosën ta dënojnë ish-efektivin e FNSH me 9 vite burg që janë konvertuar në 6 vite pas gjykimit të shkurtuar.

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në gjykatë, autori i plagosjes u shpreh: Vajtëm me nusen në fshat tek shtëpia ku u takuam me Enverin. I dhashë një gotë raki por ai donte prapë. I thashë që s’kam më, ai nisi të më shante dhe më qëlloi me një copë dërrasë. Tentova ta largoj e më pas nxora armën. Jam penduar. 

Flamur Karaj tashmë do të vuajë dënimin me 6 vite heqje lirie për një gotë rakie që nuk pranoi t’ja jepte djalit të xhaxhait, Enverit.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment