Aktualitet

Qëlloi kushëririn e parë me plumb në kokë, zbulohet kush është efektivi i FNSH që bëri plagosjen në Tiranë

Flamur Karaj, autori i plagosjes është efektiv i repartit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe pas një konflikt verbal me kushëririn e parë, ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar mbi të.
Featured image of article: Qëlloi kushëririn e parë me plumb në kokë, zbulohet kush është efektivi i FNSH që bëri plagosjen në Tiranë Foto ilustruese

TIRANE- Dosja.al ka mësuar detaje të reja nga plagosja me armë zjarri që ndodhi mesditën e sotme në fshatin Dorëz në Tiranë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se i plagosuri dhe autori ishin kushërinj të parë.

Flamur Karaj, autori i plagosjes është efektiv i repartit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe pas një konflikt verbal me kushëririn e parë, ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar mbi të.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pasi e ka lenë të plagosur në vend, ai është larguar dhe pak minuta më vonë është vetëdorëzuar në polici. Ndërkohë që Enver Karaj, i plagosuri është në sallën e operacionit ku po operohet pasi ka marrë një plumb në kokë.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment