Bota

Qëllohen me armë zjarri 2 oficerë policie në Teksas

Lajmi është bërë me dije nga shefi i policisë Victor Rodriguez, i cili ka raportuar edhe ngjarjen e rëndë që ndodhi në Teksasin Jugor, McAllen.  
Featured image of article: Qëllohen me armë zjarri 2 oficerë policie në Teksas

TEXAS– Dy oficerë police janë vrarë mbrëmjen e të shtunës në McAllen Texas, agresori nuk u dorëzua por qëlloi veten duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Siç shkruajnë edhe mediat e huaja, policët kishin marrë një telefonatë se po ndodhte një sulm në një shtepi dhe kur ata kanë arritur në vendngjarje për të parandaluar ngjarjen, janë ekzekutuar nga 23-vjeçari Aldon Caramillo.

Lajmi është bërë me dije nga shefi i policisë Victor Rodriguez, i cili ka raportuar edhe ngjarjen e rëndë që ndodhi në Teksasin Jugor, McAllen.

Oficerët e ekzekutuar, Edelmiro Garza  45-vjeç dhe Ismael Chaves  39-vjec u vranë nga 23-vjecari. Ky i fundit njihej për raste të theksuara kriminale të mëparshme.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Oficerët nuk kishin veshur kamera trupore dhe Rodriguez tha se ai nuk beson se kamera e çastit në makinën e oficerëve do të kapte momentin e ekzekutimitm, pasi ishte e parkuar larg shtëpisë.

‘Departamenti ynë dhe oficerët tanë qëndrojnë pranë njëri-tjetrit. … Së bashku ne jemi të fortë dhe unë mendoj se kjo është ajo që do të na ndihmojë gjatë këtyre javëve të ardhshme.”- u shpreh Rodriguez.

Burimi: ABC

A.C/Dosja.al

Shto Koment