Politike

Qefalia shkeli hapur rregullat, Çuçi: Askush nuk tolerohet, ndëshkimi mbetet në dorën e organeve ligjzbatuese

I pyetur nëse do të ndëshkohet deputeti për këtë shkelje, ministri tha se kjo gjë është në dorën e organeve ligjzbatuese
Featured image of article: Qefalia shkeli hapur rregullat, Çuçi: Askush nuk tolerohet, ndëshkimi mbetet në dorën e organeve ligjzbatuese Xhemal Qefalia dhe Bledi Çuçi

TIRANË– Ministri Bledi Çuçi nuk ka dhënë asnjë koment në lidhje me deputetin e Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia, i cili shkeli hapur rregullat e pandëmisë. Në një deklaratë për mediat, teksa fliste për kartat e identitetit, Çuçi u pyet për Qefalian dhe tha se askush nuk do të mbetet pa u ndëshkuar.

I pyetur nëse do të ndëshkohet deputeti për këtë shkelje, ministri tha se kjo gjë është në dorën e organeve ligjzbatuese

“Ato janë çështje të organeve ligjzbatuese, porosia është e qartë. Askush nuk do të tolerohet për mos respektimin e rregullave të vendosura për tu zbatuar gjatë pandemisë. Pa diskutim që është zbatimi i çdo protokolli. Përfitoj nga rasti tu bëj thirrje të gjitha partive politike që kanë hyrë në ethet e zgjedhjeve që t’i zatojnë,”– tha Çuçi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Qefalia publikoi vetë disa foto ku shihej që ishte mbledhur me anëtarë të Partisë Socialiste, pa respektuar rregullat e pandemisë, duke mos ruajtur distancën sociale dhe duke mos mbajtur maskat.

(f.m/dosja.al)

Një Koment në “Qefalia shkeli hapur rregullat, Çuçi: Askush nuk tolerohet, ndëshkimi mbetet në dorën e organeve ligjzbatuese

  1. Po jo z. Minister nuk shkon kshu, popullit te thjesht duke ecur vetem ne rruge dhe kur ska maske, policia e gjobit.. ndersa deputetet tuaj bejne mitingje( se me aq njerez vetem miting thuhet), dhe as qe e rruani fare….seshte vater infeksioni ajo…?

Shto Koment