Bota

Qau para gjithë botës! Gazetarja e CNN ‘hap zemrën’: Pse e humba fare në transmetim ‘live’, kjo ishte historia që më rrënoi

  • Prekëse: Shpërthen në lot gazetarja e CNN gjatë raportimit për Covid-19
  • Ajo po përpiqej të ishte trime në varrimin e mamasë së saj, por si mund t’i thuash lamtumirë personit më të rëndësishëm në jetën tënde në një parking? Atëherë, nuk e lija veten të qaja, sepse po punoja. Por unë e lashë veten ta shihja, ta ndieja dhe ta dëgjoja ndërsa banda e mariachive luante "Amor Eterno".
    Featured image of article: Qau para gjithë botës! Gazetarja e CNN ‘hap zemrën’: Pse e humba fare në transmetim ‘live’, kjo ishte historia që më rrënoi Sara Snider

    Nga Sara Sidner, CNN

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    U ndjeva e ekspozuar dhe e zënë ngushtë në të njëjtën kohë. Unë jam mësuar prej kohësh si grua “mos i lë kurrë të më shohin duke qarë” – jo në publik dhe sidomos jo në punë. Por unë e bëra atë të martë. Unë qava. Nuk i kontrolloja dot lotët. Nuk mund t’i përdorja fjalët e mia. Ndodhi jo vetëm në publik, por në CNN, para Amerikës dhe botës. Ajo që më çoi në lot ishte, në fillim, thjesht…tërbimi. Zemërimi i atyre që nuk do t’i marrin seriozisht sëmundjet tona dhe atyre që luftojnë në mënyrë aktive kundër së vërtetës. Ata po e vënë jetën e njerëzve në rrezik. Isha ‘live’ duke folur për Juliana Jimenez Sesma. Historia e saj më ‘rrëzoi’. Ajo e la punën e saj në sektorin e pasurive të patundshme për t’u kujdesur për nënën e saj. Ajo nuk donte të bënte asgjë që mund të ekspozonte të ëmën dhe njerkun ndaj koronavirusit. Por në një zonë të privuar nga Los Angeles, e gjithë familja u infektua, duke përfshirë vëllain e Sesmas dhe familjen e tij. Të rinjtë mbijetuan, por Sesma humbi njerkun e saj dhe më pas nënën e saj brenda 11 ditëve. Unë e takova atë në funeralin e nënës së saj. Ishte një skenë më shqetësuese. Një arkivol i hapur në cep të një parkingu.
    Sesma qëndroi para meje, një e huaj dhe më tregoi historinë e saj. Ajo po përpiqej të ishte trime në varrimin e mamasë së saj, por si mund t’i thuash lamtumirë personit më të rëndësishëm në jetën tënde në një parking? Atëherë, nuk e lija veten të qaja, sepse po punoja. Por unë e lashë veten ta shihja, ta ndieja dhe ta dëgjoja ndërsa banda e mariachive luante “Amor Eterno”. Kam qenë në 10 spitale duke u përpjekur të merrem me pandeminë. Unë kam qenë dëshmitare e njerëzve duke u dridhur nga dhimbja, duke marrë frymë dhe duke vdekur nga COVID-19 në të gjithë vendin. Kam parë mjekë dhe infermierë me lodhjen të shkruar në të gjithë fytyrat e tyre akoma duke luftuar njësoj si në ditët e para të pandemisë edhe pse kanë kaluar më shumë se 12 muaj. Dhe pastaj, ndërsa shkoj në shtëpi. Në Los Angeles, nuk ka klinika të përshtatshme për kujdes urgjent. Njerku i Sesma-s kishte diabet dhe astmë. Nëna e saj, një gjendje mushkërie. COVID gllabëron njerëzit që kanë ato lloj sëmundjesh. Kur koronavirusi u shfaq, gjeti viktimat e përsosura. Por vdekja e parakohshme nuk është e re në Los Angelosin jugor. Jetëgjatësia atje është 10 vjet – DHJET VITE! – më pak se pjesa tjetër e qytetit. Kur kthehem në shtëpi këto ditë, nuk ka askënd që të më përqafojë. Unë jam vetë-izoluar për të mbajtur çdo infeksion larg mushkërive të burrit tim. Jam e vetmuar. Dhe e di që nuk ka mbaruar. Kështu që kur më patë duke qarë, ju ishit dëshmitarë të tërbimit tim. Më intereson vendi im. Unë shqetësohem për sëmundjet e reja dhe të vjetra me të cilat përballemi. Dhe ndjehem sikur vendi im po mbështet jetën.

    Etiketa:

    Shto Koment