Politike

Qau në Kuvend/ Sot Rigerta Loku kandidon për deputete: Diplomën e ‘La Sapienzas’ s’ma ka parë kush. Nuk investohet në bujqësi, paraja e bën të fluturojë edhe lopën

Gerta Loku folur edhe lidhur me mbështetjen që qeveria i jep fermerëve në vendin tonë, duke theksuar se kemi buxhetin më të vogël në gjithë Ballkanin. 
Featured image of article: Qau në Kuvend/ Sot Rigerta Loku kandidon për deputete: Diplomën e ‘La Sapienzas’ s’ma ka parë kush. Nuk investohet në bujqësi, paraja e bën të fluturojë edhe lopën Gerta Loku

TIRANË– Fermerja Gerta Loku, e cila tashmë ka zyrtarizuar kandidimin në zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit ka tregar planin e saj. Në një intervistë në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, Loku ka bëtë me dije se ka qenë ajo që ka “trokitur” te “Nisma Thurje”. Ajo ka folur edhe lidhur me mbështetjen që qeveria i jep fermerëve në vendin tonë, duke theksuar se kemi buxhetin më të vogël në gjithë Ballkanin. 

“Nëse nuk merresh me politikën politika merret me ty. Ecja ime ka qenë një proces. Të bësh politikë normal se duhet të futesh në politikë por unë jam munduar që kur kam vënë këmbën në Shqipëri të bëj politikën time. Për mua sot kjo ishte një zgjedhje e domosdoshme. Kur vendosa që të futen aktivisht në politikë, ska shumë, kam bërë një itinerar me mendjen time dhe gjithë ky itinerat më dërgoi te Nnisma. Me “Nismën Thurje” ishte dashuri reciproke, kam trokitur unë te ata. Por kam prova se dhe do trokisnin te unë. Neve kemi buxhetin më të ulët për bujqësinë në të gjithë ballkanin. Pse japin kaq pak. Çdo sektor të mari atë që meriton. Jam e profilizuar te zhvillimi rural por nisma thurje ka hartuar me kohë kartën dhe linjat ku do ecim. Nuk munden ata që janë atje të më vlerësojmë mua që jam në Rrushkull. Fuqizimi dhe i agjentëve loaklë të zhvillimit. Agjentët lokal nuk kanë një makinë që të vijnë te unë. Serbia e subvencionon fermerin serb. I jep para. Paraja e bën të fluturojë edhe lopën. Ne e marrim e blejmë ne skemi konsulenc. Na duhet makineri,”- tha Loku.

E reja identifikohet si ish-studentja e “La Sapienza” që u bë fermere në Mirditë, por ajo ka rrëfyer se diploma në një nga universitetet më të mira në botë nuk i ka hyrë në punë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Kam mbaruar me rezultate të shkëlqyera. Sot e kësaj dite diplomat e mia si ka parë askush. Sikur unë ta kisha thënë dhe fjalë si ka par askush. Kam bërë një praktikë para 5 vitesh, mu desh ta ndërprisja për arsye shëndetësore personale. Kam parë diçka që politika e jashtme dua tua lë të tjerëve më pëlqen më shumë të merrem me atë që është brenda Shqipërisë”, tha ajo.

(k.m/dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment