Aktualitet

Qarkullonte me armë zjarri, pranga 25-vjeçarit nga Kosova

Shtetasi D. D., banues në Istog, po lëvizte me mjetin tip ‘Citroen’ teksa është ndaluar nga policia për kontroll ku më pas është bërë i mundur arrestimi i tij pasi iu gjet arma n137 çantë.
Featured image of article: Qarkullonte me armë zjarri, pranga 25-vjeçarit nga Kosova
Përditësuar:

MORINE– Një 25-vjeçar është arrestuar nga Polica Kufitare e Morinës pasi po qarkullonte me armë zjarri në drejtim të Kosovës.

Shtetasi D. D., banues në Istog, po lëvizte me mjetin tip ‘Citroen’ teksa është ndaluar nga policia për kontroll ku më pas është bërë i mundur arrestimi i tij pasi iu gjet arma në çantë.

Policia do vijon hetimt për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e personave të cilët i kanë shitur armën e zjarrit këtij shtetasi.

Shtetasi do të përballet me akuzën “Armëmbajtje pa leje”.

Njoftimi i policisë:

Morinë, Kukës.

Qarkullonte me armë zjarri në drejtim të Kosovës, por vihet në pranga nga Policia Kufitare e Morinës, 25-vjeçari kosovar.

Sekuestrohen një armë zjarri tip “Zastava” dhe municion luftarak.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në zbatim të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, kanë intensifikuar kontrollet si në dalje, ashtu dhe në hyrje.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara bazuar në analizën e riskut të bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, bazuar edhe në informacionet e marra nga Policia Kriminale e DVP Kukës, është kaluar në vijën e dytë për kontroll më të imtësishëm, mjeti tip “Citroen”, me drejtues shtetasin D. D., banues në Istog, Kosovë.

Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë, në çantën e dorës së këtij shtetasi, Policia Kufitare gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “Zastava”, me fishekë luftarak.

Në përfundim të veprimeve hetimore, Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Kukës, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. D., 25 vjeç, banues në Istog, Kosovë, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Kukës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, po vijojnë hetimt për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e personave të cilët i kanë shitur armën e zjarrit këtij shtetasi.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment