LIVE UPDATES
Aktualitet

Pistoletë me silenciator dhe  41 doza hashashi, arrestohen dy të rinjtë në Fier, shoku i arratiset policisë

28 Prill 2019, 08:54 Nga DOSJA
Pistoletë me silenciator dhe  41 doza hashashi, arrestohen dy të

FIER– Dy të rinj janë vënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pas një kontrolli në mjetin me të cilin po udhëtonin tre të rinjtë.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Fierit dhe sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Shtetit, tre të rinjtë, F.K, 22 vjeç, banues në Durrës, K.Gj, 22 vjeç, banues në Durrës dhe A.P, 29 vjeç, banues në Durrës, qarkullonin me armë zjarri në makinë dhe me doza marijuane.

Pistoleta dhe droga u sekuestruan nga autoritetet dhe në pranga ranë vetëm dy 22-vjeçarët. Kurse 29-vjeçari është larguar në drejtim të paditur duke përfituar nga errësira.

Në banesën e këtij të fundit, policia gjeti edhe 40 doza të tjera droge, të llojit hashash. Ai rezulton gjithashtu me precedentë kriminalë të mëparshëm në fushën e krimeve ndaj pronës.

Njoftim i policisë Fier

Finalizohet operacioni policor i koduar “Silenciatori”. Policia parandalon një ngjarje të mundshme kriminale. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me silenciator dhe 41 doza me lëndë narkotike cannabis sativa.

Arrestohen në flagrancë dy shtetas si dhe shpallet në kërkim një tjetër.

Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Fier gjatë patrullimit në orët e para të mëngjesit, në dalje të qytetit Fier, ka konstatuar një automjet Renault që kryente lëvizje të dyshimta dhe porsa ka parë makinën e policisë është larguar me shpejtësi.

Patrulla e Përgjithshme është vënë në ndjekje të automjetit si dhe ka kërkuar ndihmën e shërbimeve të tjera, ku menjëherë në ndihmë të tyre janë nisur forca të tjera policore të DVP Fier.

Gjatë ndjekjes njëri prej pasagjerëve ka mundur të largohet duke përfituar nga errësira ndërsa drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer tjetër janë kapur në flagrancë.

Gjatë kontrollit në automjet policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë me silenciator së bashku me karikator me fishekë, si dhe një dozë me lëndë narkotike cannabis sativa.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit:
F.K, 22 vjeç, banues në Durrës, drejtuesi i mjetit, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Armbajtje pa leje”.
K.Gj, 22 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Moskallzim krimi”

Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit A.P, 29 vjeç, banues në Durrës, me precedent kriminal të mëparshëm në fushën e krimeve ndaj pronës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A.P, Policia e Fierit në bashkëpunim me Policinë e Durrësit kanë gjetur 40 doza me lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe qëllimit të lëvizjen së këtyre personave të armatosur nga Durrësi në Fier.

Gjithashtu vijon puna për kapjen e personit të shpallur në kërkim, si dhe për identifikimin dhe kapjen edhe të personave të tjetër që mund të jenë të përfshirë në veprimtari të mundshme kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pēr veprime të mëtejshme

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 41 doza hashash arme me silenciator arrestohen dy te rinj fier nje ne kerkim 41 doza hashash arme me silenciator arrestohen dy te rinj fier nje ne kerkim

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni