Rajoni

“Qarkullojnë teste false.” Shoqata Farmaceutike në Greqi është kundër testimit masiv për Covid-19

Shoqata tregon se po qarkullojnë shumë teste false pozitive apo false negativë që mund të sjellin pasoja të rënda për përhapjen e virusit, për këtë shkak nuk sugjerohen testet masive, por vetëm ato molekulare në laborator për ata qytetarë që kanë simptoma.
Featured image of article: “Qarkullojnë teste false.” Shoqata Farmaceutike në Greqi është kundër testimit masiv për Covid-19 Foto ilustruese

GREQI– Greqia është një prej vendeve që ditët e fundit ka parë një rritje të ndjeshme të numrit të vitkimave, por edhe  të të infektuarëve nga Covid-19.

Kur e gjithë bota kërkon të bëjë sa më shumë teste për personat e dyshuar me Covid-19, së fundmi Greqia ka treguar se është kundër testimit masiv.

Shoqata Kombëtare Farmaceutike në Greqi ka theksuar se nuk  janë të nevojshme kaq shumë teste për Covid -19, pasi në fazën që ndodhet tani koronavirusi, farmacistët nuk duhet të bëjnë furnizime me teste diagnostikuese.

Ndër të tjera Shoqata tregon se po qarkullojnë shumë teste false pozitive apo false negativë që mund të sjellin pasoja të rënda për përhapjen e virusit, për këtë shkak nuk sugjerohen testet masive, por vetëm ato molekulare në laborator për ata qytetare qe kane simptoma.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 

Një rezultat pozitiv mund të jetë i rremë për shkak të ekspozimit ndaj viruseve të tjerë të familjes së koronavirusit që janë të zakonshëm çdo vit dhe shkaktojnë ftohje. Nga ana tjetër, një rezultat negativ në fazën akute të sëmundjes te një person asimptomatik ose me simptoma të lehta mund të japë mesazhin e gabuar, se ai person është mirë.  Pra, që nuk është i infektuar me virusin, gjë që sjellë veprime të papërgjegjshme nga ana e personit. Realiteti mund të jetë ndryshe, pasi një person mund të jetë i infektuar pavarësisht se testi del negativ, sidomos në fazën akute të sëmundjes”- deklaron Shoqata Farmaceutike.

A.C/Dosja.al

Shto Koment